Vizita dhe ekzaminime falas/ Tamara, stacioni i rradhës për “SIGAL UNIQA VITAL TRUCK”

Pas një sërë turesh në mbarë Shqipërinë, Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck”, nismë e Grupit më të madh të sigurimeve “SIGAL UNIQA”, do të stacionohet më 29 dhe 30 shtator në Tamarë, në rrethin e Malësisë së Madhe, si një mundësi e artë dhe që duhet shfrytëzuar nga banorët e kësaj zone.

Nën moton “Më mirë të parandalosh një sëmundje sesa ta kurosh atë”, Klinika dhe mjekët e saj specialistë do të kryejnë vizita dhe kontrolle mjekësore pa pagesë për këdo që dëshiron të dijë gjëndjen e tij shëndetësore, pa patur nevojë të lerë takim paraprakisht.

POR ÇFARË SHËRBIMESH OFRON “SIGAL UNIQA VITAL TRUCK”?

  1. Matje peshe, gjatësi, BMI- indeksi i masës trupore
  2. Ekzaminim i pergjitheshem
  3. Konsultë e përgjithshme
  4. Matje Tension arterial, Oksigjeni në gjak, frekuencë e ritmit të zemrës
  5. Matje e glicemisë (sheqerit)
  6. EKG-elektrokardiograma dhe interpretim
  7. Spirometri – kapacitetit vital Ii mushkërive dhe interpretim
  8. ECHO abdominale,
  9. ECHO e tiroideve
  10. ECHO gjiri

Kjo mundësi nuk duhet humbur ndaj themeluesi i SIGAL UNIQA Group Austria z.Avni Ponari, fton qytetarët e kësaj zone ta shfrytëzojnë.

“Më mirë një kontroll gjatë vitit, se sa ta kurosh një sëmundje atëherë kur ajo vjen. Me këtë organizim SIGAL UNIQA Group Austria përpiqet që të përcjellë mesazhin që çdo njeri të jetë i kujdesshëm për shëndetin e tij sepse kur sëmundjet shfaqen kurimi i tyre bëhet më i vështirë. Ky është edhe misioni i “Klinikës Lëvizëse”.

Ndaj ftojmë qytetarët e kësaj zone që më datë 29 dhe 30 shtator të shfrytëzojnë këtë mundësi të ofruar nga kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri”, shprehet Avni Ponari, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon fton banorët e njësisë administrative të Kelmendit të përfitojnë nga kjo vizitë e klinikës lëvizëse për të parë gjendjen e tyre shëndetësore por edhe për t’iu bashkuar familjes mbi 1.2 milion anëtarëse të Grupit “SIGAL UNIQA”.

Ju mirëpresim!

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al

E-mail: info@uniqa.al

Whatsapp: 068 60 62 829

About Redaksia

Check Also

Komercializimi i mikrofinancës si komplot kundër të varfërve

Klodian Tomorri Në vitet 70’ një djalosh i ri i sapodiplomuar nga Universiteti i Vanderbiltit …

Leave a Reply