Vrasja e policit nga teroristët serbë/ Lubonja: Ndërkombëtarët dështuan! Ka anshmëri në favor të Serbisë

Analisti Fatos Lubonja deklaroi se tashmë janë nxehur gjakrat mes palëve Kosovë-Serbi, pas incidenteve të rënda dje në veri, ku një polic u vra. Në një intervistë për News24, Lubonja theksoi se ngjarja ishte shqetësuese, ndërsa shtoi se erdhi edhe si pasojë e dështimit të ndërkombëtarëve.

“Ngjarja është shqetësuese. Kjo është si pasojë edhe të dështimit të politikave ndërkombëtare dhe lokale po ashtu. Është shfaqur një lloj anshmërie në favor të Serbisë. Vuçiç është një autokrat. Mendoj se në një vend ku nuk ka demokraci, ndodhin këto gjëra. Sipas mendimit tij lufta në Ukrainë, sa herë Vuçiç apo dhe njerëzit e tij, kërkojnë mosnjohjen e Kosovës, ata që ishin aktorët në lojë, siç i pamë, të marrin një aksion të tillë. Nga përtej kësaj mendoj se konflikti mbetet aty. Nuk e dimë se sa është numri i të vrarëve. Shtypi italian jep një numër më të madh të të vrarëve. Numri i të vrarëve ka rëndësi për atë që; se çfarë do të ndodh nesër. Uroj që të ketë më pak të vrarë, se janë njerëz. Nuk duhet të ndodhin një përshkallëzim i tillë. Ka pasur dhe tratativë për t’i nxjerrë ata, që mos të ishin aty, njëra palë ishte qeveria e Kosovës. Tashmë kjo që ngjarje ndodhi edhe si pasojë e dështimit të ndërkombëtarëve. Qeveritë e mëparshme të Kosovës nuk kanë punuar shumë për ndërtimin e një shteti, por një protektorati. Kurti ka marrë gjëra më të guximshme, por ka pasur edhe kundërshtinë e ndërkombëtarëve. Përgjegjësia e madhe e Vuçiç, është se ka dëmtuar demokracinë. Shpesh herë autokratët veprojnë kështu, si Putini, në rastin me Ukrainën. Ndërkombëtarët kanë ushtruar ndaj Kurtit një lloj presioni, me idenë se Kosova nuk meriton më tepër se kaq. Apo se duhet të bindet, pasi interesat e tyre i kërkojnë që t’i bëjnë disa favore Vuçiçit, që mos të lidhet me Rusinë. Vuçiç mund të ketë arsyet e veta, por jemi në një konflikt të ngrirë. Qëndrimi i ndërkombëtarëve ka qenë asociacioni.”, tha Lubonja.

Duke u ndalur te deklaratat e Vuçiçit analisti i lexoi qëndrimet e tij për ngjarjes si propagandë dhe të ekzagjeruara.

“Ka një lloj propagande. Vuçiç duket i egazgjeruar në deklaratat e tij. Ai tha se ‘Kurti e ka kthyer veriun e Kosovës në një ferr për serbët’. Serbët aty kanë qenë më shumë jashtë kontrollit, se sa të frikësuar. Ndoshta Kurti kërkon që të vërë pak më shumë dinjitet. Karta Ahtisari, është e madhe. Argumenti i Vuçiç nuk qëndron. Ai nuk do që ta njohë Kosovën. Ai nuk ka hallin e të drejtave të njeriut të serbëve në Kosovë, por i duhen politikat e tij elektorale. Duhet menduar se kjo ideja se asociacioni të bëhet në një mënyrë që mos të krijojë një replika Srpska. Vuçiç duhet të japë disa garanci më tepër de-facto, që të bëjë disa hapa më për. Kjo ngjarje ka ndezur gjakrat. Shumica e serbëve janë pro rusë, jo properëndimor, pasi kanë atë mllefin e bombardimeve në 99. Vuçiç po bën lojën e dyfishtë. Mendoj se Kurti do të shtrëngohet të bëjë kompromise. Kjo ishte një gjë që ia ka rritur autoritetin Kurtit, nga reagimet që pashë. Nuk e dimë se ky aksioni që ndodhi, sa ishte i koordinuar apo spontan. Unë gjykoj që duhet kujdes dhe jo gjëra ultimative, pasi situata nuk është aq e sigurt dhe e qartë”, theksoi Lubonja.

 

About Redaksia

Check Also

Lubonja: Kemi një bandë të madhe që ka krijuar një sistem për të mbajtur në pushtet Edi Ramën

Analisti Fatos Lubonja në një lidhje Skype me emisionin “Open”, tha se nga dosja Metamorfoza …

Leave a Reply