Kurti: Grupi terrorist, me armë mbi 5 milionë euro, skenar për gjakderdhje në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se, grupi i armatosur ka pasur armatim në vlerë mbi pesë milionë euro dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindra luftëtarëve dhe me ketë është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë.

“Aty janë përshirë individë të sanksionuar nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar për aktivitete kriminale. Ata janë në kërkim nga institucionet e Kosovës të drejtësisë për vepra penale në Kosovë. Ata shfaqin në krah e përkrah në një tryezë në Rashkë e Beograd me presidentin e Serbisë Vuçiç dhe duke paralajmëruar rolin e drejtpërdrejt të shtetit serb në këtë mes”, tha Kurti, raporton RTKlive.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vlerësoi profesionalizmin e lartë të Policisë së Kosovës në aksionin kundër terroristëve në veri të vendit.

Mbledhja e qeverisë filloi më një minutë heshtje për heroin Afrim Bunjakun, i rënë në veri të Kosovës.

Kjo është mbledhja e parë pas zhvillimeve në veri të vendit, me përjashtim të një mbledhjeje që është mbajtur në mënyrë elektronike.

About Redaksia

Check Also

Akuzat ndaj tyre/ Prokurorët në Hagë kërkojnë 45 vite burg për Hashim Thaçin

Prokuroria pretendon se ata kryen ndalime arbitrare, tortura, vrasje dhe përndjekje, përfshirë edhe ndaj shqiptarëve …

Leave a Reply