Arrestohet nënkryetari i Bashkisë së Librazhdit, akuzat ndaj tij

Nënkryetari i Bashkisë së Librazdhit, Andi Çota është arrestuar nga policia e Elbasanit. Ai akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas hetuesve, 37-vjeçari ka keqpërdorur fondin për klubin sportiv të qytetin, duke shkaktuar dëm ekonomik

Aksioni për arrestimin është kryer nga policia dhe prokuroria e Elbasanit, pas një muaji hetime me metoda proaktive, konfirmuan burime zyrtare nga blutë.

Për të, Gjykata e Elbasanit, ka caktuar më 21 Shtator masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Çota “dyshohet se gjatë kohës që ka mbajtur postin nënkryetar i bashkisë Librazhd, ka keqpërdorur fondin për klubin sportiv, duke shkaktuar dëm ekonomik”, thuhet në një njoftim të policisë.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.

Në media ka pasur raportime të herëpashershme për problemet ekonomike në klubin e Sopotit.

Në 8 vite administrator i Klub-Futboll “Sopoti”, Andri Çota ka marrë 810 milionë lekë nga Bashkia e Librazhdit, por lojtarët janë lënë pa paga e janë joshur vetëm me dieta lëmoshë kur kanë bërë ndeshje, ndërsa në bashki ka hartuar raporte sikur ka bërë shpenzime operative, por pa i detajuar me zëra, ndërkohë që futbollistët nuk janë paguar.

Para zgjedhjeve të 14 majit, me fuqinë si Zv/kryetar Bashkie, Sekretar i Këshillit Bashkiak dhe sekser i ish krye bashkiakut, thuhet se Andri Çota, ka ndërtuar vilë pa leje me 3 kate brenda oborrit të shkollës në mesme në Librazhd, për të cilën ka tentuar të nxjerrë leje ndërtimi false.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply