Kjo qasje e Perëndimit ndaj Serbisë është naivitet, utopi, apo pragmatizëm i tepruar?!

Nga Ndriçim KULLA

Monarku i ri serb (binjaku i këtij tonit në Tiranë), që dikur ishte ministri më ushtar i kasapit të Ballkanit, Slloboda Milosheviçt, sot ka arritur të bëhet partner gati i besueshëm i SHBA dhe i tërë perëndimit.

Kjo duket qartësisht nga qasja politike që aktorët kryesor perëndimor të zgjidhjes të së krizës i kanë hapur krahun dhe i janë janë ofruar edhe zgjidhjes së krizës së tejzagjatur të Kosovës.

Shpërblimi me përkëdhelje i Serbisë, si faktori kryesor i forcës që ka në dorë humorin e serbëve të Kosovës po vazhdon si një risi politike e perëndimit, gati e pa besueshme, shoqëruar nga tensionet, dhuna, vrasjet, provokimet dhe propaganda ultranacionaliste në të gjithë territorin e Kosovës.

Duket qartazi se megjithë dashamirësinë për shtetin e ri të  Kosovës, që e kanë ndihmuar në mënyrë vendimtare që në lirinë e saj  politike, sot diplomacia amerikane duket disi pa krijimtari.

Taktika diplomatiko – politike amerikane, si çelësi kryesor i zgjidhjes së kësaj krize, ”se duke përkedhelur  Serbinë  Kosovën e kemi në xhep “ është një politikë krejtësisht e gabuar që ka premisa të kthehet  në boomerang.

Ka më se dy vjet që në të gjitha tensionet me nxitje të hapura dhe të fshehta serbe në veri të Kosovës, për çdo reagim vetmbrojtës dhe legjitim  të shtetit të saj, Kosova pritet me këmbët e para.

Kundërpërgjigje me kërcënime, presione, ultimatum dhe saksione nga perëndimi, ndërsa për Serbinë, që është mitra e këtij realiteti destabilizues ka reagime duruese të cilat shprehin një besim të tepruar, se ajo mund të ndryshoj duke e mos e kritikuar.

Ajo së funsi, me vrasjen e një polici Kosovar në veri dhe plagosjen e një tjetëri në krye të detyrës, në shërbim të ligjit dhe sigurisë në teritorin e Kosovës, nga struktura  paramilitariste  dhe kriminale serbe  është një  sinjal lufte nga ana e Serbisë.

Po, po, një sinjal i pastër lufte. Një përsëritje e asaj që ndodhi disa muaj më parë me dhunën e ultranancionalisteve serb kundra forcave të KFORI-it, e policëve Kosovar të grabitur në territorin e tyre nga ushtria serbe dhe shumë e shumë provokacioneve të tjera direkte dhe indirekte prej Serbisë, për të arritur atë që dëshiron në Ballkan, konfliktin e armatosur.

Kjo është Serbia dhe kjo do jetë edhe për një kohë të gjatë. Ajo e ka shumë të vështirë të çlirohet prej filozofisë së miteve shekullore, të zenitizmit serb, sipas së cilës Serbia ka qënë e madhe, por që shqiptarët me miqtë e tyre perëndimor po luftojnë ta bëjnë të vogël.

Në “Manifestin e Zenitizmit” (1922), Ljubomir Miçiqi e përkufizon në këtë mënyrë projektin e tij: “Zenitizmi është çlirim nga të gjitha vështrimet akademike dhe nga gënjeshtrat e pranuara të klasicizmit  europian”

“Molierit t’ia heqim paruken e nxirë; mbetet e zbrazët koka mbretërore…”;

“Dantes t’ia heqim tunikën e zezë katolike; mbetet lakuriqësia e Luciferit kishtar…”; “Shekspirit t’ia shkulim mjekrën italiane; mbetet vetëm patosi i lordit Bacon dhe i homoseksualëve të mbretit danez…”; “Kantit t’ia heqim trurin…”; “Kraleviq Markun ta fusim në tempullin e Vidovdanit”.

Ose…

“Ne nuk të jemi evropianë. Ne jemi ballkanas-lindorë”

“Duam BALLKANIZIMIN E EVROPËS

Evropën ta varim në hu, do të jetë përjetim i bukur”.

Mardhënia me botën perëndimore ka qenë dhe është gjithmonë një mardhënie e ndërsjelltë. Do marrësh prej kulturës dhe benefiteve të qytetërimit të tij por duhet së pari të pranosh paktin e parimeve që të ofron kjo kulturë duke i ofruar përqasjen e kulturës tënde. Serbët sot e për shumë kohë e kanë të pa mundur ta bëjnë këtë. Janë deliret dhe emocionet e mbarsura historike, është ideja e gabuar që kanë për veten e tyre se i përkasin një rrace të pa qënë, që i bënë refraktar për të vazhduar rrugën e historisë në mënyrë vëllazërore edhe me popujt e tjerë për rreth tyre, si shqiptarët, kroatët, sllovenët, malazezët etj.

Kjo sjellje e pa korigjuar e Serbisë, që po vonon në pafundësi, dhe që po  mundon jo vetëm fqinjët e saj, por tërë botën perëndimore, e cila po përpiqet  ta futë me bujari në rrugën e saj, i ka rrënjët e forta tek këto ndjenja dhe tek kjo mitologji arkaike. Do ishte mirë për të gjithë, për paqen dhe prosperitetin popujve  ballkanikë por edhe më tej të   ishte edhe Serbia në rrugën e popujve të tjerë ballkanikë të bashkuar me perëndimin.

Por Serbisë i mungon pafundësisht  Rusia “Nënë”.

Zenitizmi e percepton Evropën dhe kulturën e saj si fenomene të degjeneruara, ndërkohë që duhet ta shihte si të gjithë fqinjët e saj dhe si gjithë bota e civilizuar, si një organizëm të shëndoshë ku progresi është i pandalshëm.

Marrë në tërësi, serbët, si dikur, ashtu edhe sot, nuk mendojnë me kategori pro-evropiane, pro -perëndimore, por e kundërta: ata ishin dhe mbeten në pozicionet e  iracionalizmit evropian.

Historia ka provuar si në Ballkan dhe gjetkë, se këto lloj situatash të ngrira me potenciale lufte përbrënda mund dhe zgjidhen vetëm nga raporti i forces. Dhe perëndimi e ka provuar dhe e ka këtë epërsi ekonomike, ushtarake dhe demokratike ta bejë.

Në se nuk është naivitet dhe utopi kjo qasje ndaj Serbisë është pragmatizëmi më i tepruar, që mund të rezultoj edhe më fatal se lufta që provokatorët serbë nisën së funsi nga shtëpia e Zotit në Banjskë, të cilin e kishin mbushur mirë me armë, sikur të ishte depo municioni për luftë të vërtetë.

About Redaksia

Check Also

Edvin Rama si Bashar al-Assad!

Nga Bujar LESKAJ Në 9 dhjetor të vitit 2003, në OKB, 100 shtete, mes tyre …

Leave a Reply