SHBA-Dumanit: Puna në SPAK kërkon guxim

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë sot jë mesazh publik kreut të SPA, Dumani duke e mbështetur në punën e tij , por duke i kujtuar e puna në këtë institucion kërkon guxim. Mesazhi vjen në një kohë që shumë dosje të forta hetimore të korrupsionit kanë mbetur pa autorët e tyre të vërtetë.

I Ngarkuari me Punë në ambasadën e SHBA-ve, David Wisner ka zhvilluar një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri.

“SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi. Sot, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Z. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqipta”, thuhet n♪7 njoftimin zyrtar të ambasd♪7s.

About Redaksia

Check Also

Gjarpri futet në shkollën e Zahos! Alarmohet Rama, urdhëron policinë të gjejë “fajtorin”

Ditën e djeshme një gjarpër ka pickuar një nxënëse shkolle në zonën e Lundrës në …

Leave a Reply