Dumani konfirmon kapitullimin e SPAK për Josifin e Olsi Ramës dhe çështjen “McGonigal”

Kreu i SPAK ka konfirmua kapitullimin e SPAK para dosjeve të nxehta të korrupsionit dhe krimit shtetëror. Dumani ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka asjë hetim për Amand Josifin ortakun e Olsi Ramës në vjedhjen e 2.2 miliardë dollarëve ndërsa është shprehur se po ndjek mediat në zhvillimet me dosjen “McGonigal.

Dosja e Sterilizimit
Për dosjen e komentuar të sterilizimit, pas sugjerimeve të Gjykatës së Posaçme, Altin Dumani tha se është një çështje ende nën hetim.

“Nuk përjashtohet mundësia në çdo kohë të ketë persona të tjerë nën hetim. S’kam koment për vendimin e gjyqtarit. Vijon të jetë nën hetim nga dy prokurorët e çështjes (Edvin Kondili e Eneid Nakuçi). Kam ushtruar kompetencat e mua si drejtues i prokurorisë sa më takon ligji. Sa i takon hetimit pasuror, është praktikë në SPAK që kryhet si për veprën penale të korrupsionit edhe për krimin e organizuar, është hetim paralel”- tha Dumani.

Abuzimi me fondet e IPARD
Lidhur me fondet e IPARD, pasi çështja u pushua për moskompetencë, ka një hetim të ri nga Prokuroria e Posaçme, të cilat ndodhen në fazë paraprake.

Çështja McGonigal
Lidhur me kallëzimin për çështjen McGonigal, Dumani tha se çdo informacion dhe e dhënë e publikuar në media, është në vëmendjen e SPAK. Lidhur me kërkesën zyrtare të PD, sipas përcaktimeve ligjore si palë kallëzuese, do të ketë përgjigje brenda kohës së duhur dhe në mënyrën e duhur

Lidhur me fraksionin e dosjes “Gërdeci”, Dumani tha se SPAK konfirmon se po kryehen të gjitha verifikimet e mundshme dhe se janë nisur drejt SHBA-ve letërporosi dhe se po bashkëpunohet me këtë shtet.

Për Amant Josifin, ai theksoi se është arrestuar në kuadër të një procedimi nga Spanja, dhe se SPAK ka bashkëpunuar, por lidhur me faktin nëse ka çështje të hapur në Shqipëri, Dumani shtoi se “nuk na tremb Amant Josifi dhe asnjë i ngjashëm, kush do qoftë, nëse do kemi diçka konkrete, gjithsecili do japë llogari”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply