Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, asgjë nuk provon humbjen e opozitës, të gjitha provojnë vjedhjen e votës!
“Në një votë të kontrolluar, siç thotë qartësisht raporti i OSBE/ODIHR, në një votë të blerë, siç thotë qartësisht blerje masive, në një votë në terror, siç fakton raporti, nuk ka asgjë që mund të provojë humbjen e opozitës.
Të gjitha këto provojnë vjedhjen e votës.
Për ata që mendojnë se Edi Rama vodhi zgjedhjet dhe i fitoi ato, ato nuk bëjnë gjë tjetër përveçse përligjin vjedhjen dhe kjo është katastrofë.
Unë u drejtohem atyre që janë të interesuar për votën e lirë. Ata janë të paktën 600 mijë që nuk u ndikuan nga asnjë masë dhe votuan në misionin e tyre të ri.
Të ngrihemi kundër këtij regjimi dhe ne do përgatitemi për një lëvizje të qëndrueshme me qëllimin më madhor, që shqiptarët të votojnë të lirë si popujt e tjerë të rajonit”, tha Berisha.