Berisha: Duhet të bashkojmë shqiptarët kundër Edi Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, po bëhet punë e madhe për bashkimin e opozitës. Berisha tha se, duhet të bashkojmë shqiptarët kundër Edi Ramës!
“Procesi është në vazhdim. Po bëhet një punë e madhe për bashkimin e opozitës. Ne duhet të bashkojmë të gjithë shqiptarët që janë të vetëdijshëm se Edi Rama ka vjedhur, ka konfiskuar, ka kontrolluar votën e tyre.
Së dyti, ne u drejtohemi të gjithë idealistëve dhe do u drejtohemi se misioni ynë nuk është vetëm të votojmë jashtë ndikimeve, misioni ynë është të rikthejmë të drejtën shqiptarëve për të votuar të tillë në një lëvizje të re të fuqishme.
Natyrisht PD do lëvizë në shumë plane, por drejtimi kryesor i saj duhet të jetë përmbysja e këtij qëndrimi, i cili qëndron mbi binomin: krimi-votë, vota-krim”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply