Deputeti i PS fiton tenderin për të blerë veshje nëntokësore varri

Agjencia e Shërbimeve Funerale në Tiranë ka organizuar sëfundmi një tender për të blerë veshje nëntokësore varri për të rritur dhe fëmijë duke ofruar një fond limit prej rreth 14 milionë lekësh, i cili rezulton të jetë fituar nga kompania “Dajti Park 2007” e Lulzim Qefalisë, vëllai i deputetit të PS-së Xhemal Qefalia.

Kompania e të afërmit të deputetit ofroi rreth 11.5 milionë lekë për tenderin me objekt Blerje veshje nëntokësore varri duke u shpallur fituese nga APP, ndërkohë që rezulton se ofertuesit e tjerë janë skualifikuar për shkaqe të ndryshme.

Nga të dhënat rezulton se të paktën një kompani, ajo “THEOS” sh.p.k ka ofruar 11.1 milionë lekë, por është skualifikuar për çështje proceduriale.

Sipas dokumenteve të tenderit që ka parë AlbEu, kompania fituese duhet që të ofrojë vrenda një viti 2180 veshje varri për të rritur dhe 50 për fëmijë, të cilat përbëhen nga pllaka anësore si edhe një pllakë sipër prej betoni.

Pllakat do të përdoren nga Agjencia e Shërbimeve Funerale e Tiranës për të varrosur qyetarët që ndërrojnë jetë gjatë periudhës së caktuar.

Lulzim Qefalia rezulton të jetë një ndër të preferuarit e tenderëve publik duke përfituar deri më tani rreth 260 milionë lekë të reja nga kontratat publike. Kompania në fjalë garon në profile të ndryshme në një gamë të gjerë shërbimesh, nga betony te drekat dhe darkat, por kjo nuk përbën shqetësim për APP për aq kohë sa Xhemal Qefalia ka një karton në Kuvend. /albeu.com

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply