Aurel KUJTIMI
Dje ishim në Qendra e Studenteve-Prishtine ku shikuam nga afër kushtet që ofron Qendra e Studentëve në Prishtinë që nga ato të akomodimit ku studentët paguajnë vetëm 20 euro në muaj për akomodimin dhe kushtet tepër dinjitoze në krahasim me Shqipërinë ku studentët këtu paguajnë minimalisht 45 mijë lekë në muaj dhe kushtet siç kemi denoncuar nëpërmjet ankesave të studentëve janë skandaloze.
Shikuam nga afër edhe ambientet e mensave ku studentët në Qendrën e Studentëve në Prishtinë paguajnë vetëm 15 euro në muaj dhe u ofrohen dy vakte në ditë në krahasim me Shqipërinë ku studentët detyrohen të shpenzojnë 150 mijë deri në 200 mijë lekë në muaj në bisneset private në Qytetin Studenti. Ambientet e mensës kishin kapacitetin për 600 studentë që ishin ambientet më të mëdha të dedikuara për mensat e studentëve në të gjithë Kosovën.
Shikuam që këto kushte ishin të nivelit të Bashkimit Europian ku në ambientet e Qendrës së Studentëve në Prishtinë kishte sallë bibloteke dhe sallat e tjera të argëtimit dhe zbavitjes , gjithashtu sallë e madhe sportive ku këtu në Shqipëri në Qytetin Studenti nuk ofrohen asnjë nga këto kushte nga Rezidenca Studentore nr.1.
Ajo që vumë re është siguria tepër e lartë që Qendra e Studentëve në Prishtinë ofron për studentët ku përveç studentëve, stafit të sigurisë dhe punonjësve të Qendrës askush nuk lejohej të futej në ambientet e jashtme apo në godinat ku në krahasim me Qytetin Studenti, siguria e ofruaar nga institucionet lë shumë për të dëshiruar.
Falenderojmë dhe jemi mirënjohës Z. Skënder Lepaja që na siguroi të vizitonim ambientet dhe godinat e Qendrës së Studentëve në Prishtinë gjithashtu edhe Drejtorit të Konvikteve Z. Isak Beha, Udhëheqëses së Konvikteve Znj. Adile Fejzullahu, Zëdhëndëses së Konvikteve Znj. Shyhrete Abdullahu dhe premntuam gjithashtu që do të vinim përsëri kur të fillojë viti i ri akademik muajin e ardhshëm.