Opozitës i duhet reagimi dhe veprimi

Bledi KASMI

Në një kohë që zgjedhjet janë thuajse në vdekje klinike për shkak të blerjes masive të votës dhe bashkëpunimit të regjimit me krimin, opozita duhet që sot më shumë se kurrë të gjejë mënyrat për t’iu imponuar Partisë-Shtet.

Në një kohë që vendi është nxjerrë në shitje në tregun global të pastrimit të parave të drogës dhe aferat korruptive arrijnë në mbi 8 miliardë euro në këto 9 vite, opozita duhet të nisë misionin për të rikthyer shpresën në vend.

Në një kohë që çmimet janë dy dhe trefishuar në treg dhe pagat e pensionet kanë mbetur aty ku kanë qenë, ndërkohë që njerëzit nuk mundet dot të përballojnë më këto kosto jetese, opozita duhet të gjejë një mënyrë imediate për të treguar se është në anën e shumicës absolute të këtij vendi që sot është në mëshirë të fatit.

Në një kohë që vijon politika e spastrimit të butë etnik të shqiptarëve nga regjimi dhe numri i të larguarve rritet nga muaji në muaj për shkak të mos përballimit të kostove të jetesës në këtë vend, opozita duhet të khejë sytë nga rinia.

Mund të mos jetë momenti për protesta të mëdha, por është koha për protesta të vogla për të zgjidhur halle të mëdha. Kudo ku është padrejtësia dhe babëzia duhet të jetë edhe revolta, reagimi dhe veprimi. Reagimi i madh vjen nga shumë reagime në dukje të vogla.

Opozita sot ka reagimin e fortë në denoncimet publike, por këtij reagimi i duhet shtuar edhe veprimi. Një opozitë pa veprim është shenja më dekurajuese për shoqërinë.

Parlamenti nuk mjafton. Rama e ka zhvlerësuar dhe injoruar atë duke mos qenë i pranishëm në më të shumtën e seancave dhe opozitës i mbetet të shikojë të gjithë mozaikun e reagimit dhe veprimit përtej Parlamentit.

Nuk ka ndodhur që regjimet të rrëzohen nga elitat, por nga zjarri, pasioni dhe fryma rinore. Shkoni tek rinia, ndizeni zjarrin që djeg. Atje është revolta, atje është fryma dhe veprimi.

Gjithkush sot në opozitë duhet ta masë veten me rininë e këtij vendi që nuk meriton drogën si alternativë, por prosperitetin dhe qëndrimin me dinjitet në këtë vend.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply