Bardhi: Mazhoranca nuk ka interes të bëhet Reforma Zgjedhore!

Deputeti i PD, Gazment Bardhi i ka kërkuar mazhorancës socialiste të heqi dorë nga imponimi i anëtarëve të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Në fjalën e tij nga salla e Kuvendit, Bardhi akuzoi Damian Gjiknurin se nuk ka interes të bëhet reforma zgjedhore sepse është përfaqësuesi i mazhorancës e cila i ka bërë këtotë zeza në dy palë zgjedhje të paktën.

“Pretendoni të jeni një vend demokratik dhe ndërkohë kërkoni t’i impononi opozitës se kush do të jenë përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Dhe pse, se e keni shumë të lehtë. Damiani nuk ka interes të bëhet reforma zgjedhore sepse është përfaqësuesi i mazhorancës e cila i ka bërë këtotë zeza në dy palë zgjedhje të paktën dhe do që kjo çështje të lihet në harres siç për fat të keq është lënë edhe nga opozita prej një viti e gjysëm në harresë ndërkohë që duhet të ishte prioriteti i prioriteteve tona i shpallur që në shtator të 2021-shit.

Doni të bëni fiks atë që bëtë në 2020 ku 3 apo 4 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të 2021-shit. Sot sollën dikë të bënte teatër se kush po zihej me Lindita Nikolla sepse kishin marrë këtë vendimin dhe mendojnë që teatrin e tyre skutave dhe në qoshe të Tiranës po ia hedhin si hy syve shqiptarëve”, tha Bardhi.

Në një deklaratë për mediat Gazment Bardhi tha se, opozita ka të drejtë të caktojë ai përfaqësuesit e vetë në komisionin e reformës zgjedhore.

“Ka një tentativë të qartë të grupit të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore.

Nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë, Kuvendi nuk mund të funksionojë në mënyrë normale. Kur nuk realizohen kërkesat e interpelancës, kur nuk lejohen komisionet, kjo do të thotë se parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese normale mes pozitës dhe opozitës”, u shpreh Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply