Berisha: Alqi Bllakon e liruan prej Erion Hajdutit! Shumë mirë ia bënë Lefterit që nuk i nxjerr të gjitha

Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur edhe te dënimi i bosëve të inceneratorëve, ku ajo që bie në sy është lirimi i ish-deputetit socialist Alqi Bllako, të cilin gjykata e shpalli të pafajshëm. A e morët vesh që Alqi Bllakon e liruan? E liruan për shkak të Erion Hajdutit. E liruan për shkak të Erion Veliajt. Sepse ka zbatuar skemën më kriminale 1-miliardëshe, u shpreh Berisha në Kuvend.

“Rruga e Kombit, Hani i Hotit dhe Muriqani, sjellin në Shqipëri 55-60 përqind të të gjithë atyre që vijnë vizitorë në këtë vend. I keni ndëshkuar 10 vite me grykën e shishes Thumanë-Fushë Krujë.

E keni bërë udhëtimin nga Tirana në Shkodër infernal.

Rruga e parë që duhej zgjeruar mbi të gjitha është Lezhë-Shkodër. Përkundrazi! Çfarë keni bërë në Rrugën e Kombit. As edhe një metër linear në segmentin Milot-Rrëshen. Përveç taksës. Po si mund të recitoni këtu? Ju sikur pini drogë.

Unë nuk mund të perceptoj njerëz me arsye që mund të flasin në këtë platformë në këtë mënyrë.

Të gjitha këto janë të vërteta. Po djegësat? Institucionet ndërkombëtare thonë se 90 përqind janë zhdukur paratë. Ku janë 200 milionë euro të taksapaguesve? Ku janë?

A e morët vesh që Alqi Bllakon e liruan? E liruan për shkak të Erion Hajdutit. E liruan për shkak të Erion Veliajt. Sepse ka zbatuar skemën më kriminale 1-miliardëshe. Dhe mirë ia bënë Lefterit, shumë mirë ia bënë, që nuk i nxjerr të gjitha”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Begaj dhe Balla sajojnë vizita shtetërore në Gjermani, dy bileta për Hamburg

Golat e kombëtares këtë europian në Gjermani janë nga ato ngjarje që kur të kujtohen …

Leave a Reply