Berisha: 100 mln euro u vodhën me rrugën Kardhiq-Delvinë, në Korçë-Kolonjë kushton 10 mln euro/km

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar me shifra vjedhjen e qeverisë me projektet e infrastrukturës në akset kryesore ku po punohet. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se, për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë u vudhën 100 milionë euro, ndërkohë që 1 km në aksin Korçë-Kolonjë po kushton 10 mln euro/ km.
“Tani unë do jap disa fakte zyrtare për vjedhjet. Nëse Rruga e Arbrit, gjer tani shkon 11 milionë euro kilometri, në Kroaci autostrada 27 metër e gjerë, e standardit evropian, u ndërtua me 1.1 milionë euro.
Nëse Unaza e Tiranës, gjithsej 17 kilometra, 7.5 kilometrat e para, me gjithë veprat e shumta të artit që kishte, u ndërtuan me 2.5 milionë euro, ju keni ndërtuar zgjerimin te Sheshi Shqiponja me 24 milionë euro.
Po a ka në botë hajni si këto mo?
Po marrim rrugën Kardhiq-Delvinë. Ndërtuam, sipas të dhënave tuaja, 16.6 kilometra në dy drejtimet, me kosto 680 mijë euro kilometri. Keni rritur koston nga 30 milionë që ishte, bile më pak, në 145 milionë.
Po, është ndërtuar një tunel 800 metra. Janë vjedhur 100 milionë euro.
Çfarë bëtë me tunelin e Llogarasë? Ku e keni? Në mënyrën me kriminale, shpuat me gjerësi 7 kilometra në një kohë kur, pak metra më poshtë mund të shpohej me 3 kilometra tuneli dhe mund të ndërtohej me ato para, e gjithë Unaza e Karaburunit.
Nuk ka hajdutë në botë si ju. Nuk mund të ketë.
Ku e keni rrugën Korçë- Qafë Pllocë? Ka 12 vjet që mbeti dhe rruga u del me disnivel 30-40 metra.
4 kilometra të rrugës Korçë-Kolonjë, nga 4 milionë euro në çmimin maksimal po kushtojnë 40 milionë euro, sipas të dhënave tuaja.
Hajdutë si ju nuk ka toka mo! Kjo nuk ndodh në asnjë komb, në asnjë vend. Po shkoni në Korçë, ku ndërtohet 40 milionë euro katër kilometra, 10 milionë euro kilometri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Metamorfoza e Altin Dumanit, krahasime mes Task-Forcës së 2008-2009 me SPAK 2022-2023

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka bërë një krahasim …

Leave a Reply