Skandali i Portit të Durrësit, Teatrit, Xhaçkës, Shehaj: Qeveria do shpërblejë “Kushtetuesen”…

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka folur në Kuvend për rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, një projektligj që mazhoranca e ka tërhequr në dy raste pa dhënë asnjë shpjegim. Sipas tij, qeveria kërkon t’u rrisë rrogën gjyqtarëve kushtetues deri në 100 mijë dollarë në vit, duke i shpërblyer për vendimet që ata kanë dhënë pro qeverisë përsa u përket disa nga çështjeve më të rëndësishme në vend.

Shehaj i referohet vendimeve të Kushtetueses për Portin e Durrësit, mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka, Teatrin Kombëtar dhe kontratën për menaxhimin e Butrintit, për të cilat Kushtetuesja i ka rrëzuar të gjitha kërkesat e deputetëve opozitarë.

Fjala e plotë e deputetit Agron Shehaj

Qeveria ka sjellë në dy seanca radhazi, një projektligj për rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe në të dyja rastet e ka tërhequr pa dhënë asnjë shpjegim.

Arsyeja e tërheqjes është sepse nuk ka votat e nevojshme për ta votuar dhe rritja e rrogave te Gjykates Kushtetuese është bërë objekt pazari mes maxhorancës dhe një pjese të opozitës, e cila është shprehur publikisht në favor të kësaj nisme te qeverise.

Praktikisht rrogat e institucionit më të rëndësishëm që ruan ekulibrat e ndarjes së pushteteve të Republikës Shqipërisë, po trajtohen si mall, më jep, e të të jap.

Po pse është kaq e rëndësishme për këtë maxhorancë që të shpërblejë Gjykatën Kushtetuese?

Në vendin më të varfër dhe më te korruptuar në Europe, Qeveria kerkon te rrise rrogen e anetareve te gjykates kushtetuese deri ne pothuajse 100 mije dollare ne vit.

Sipas Maxhorances, kjo do e beje Gjykaten Kushtetuese me te pavarur nga vete qeveria. Ne te vertete ky eshte nje shpërblim i turpshem qe qeveria i jep anetareve te Gjykates per vendimet qe kjo gjykate ka marre ne favor te qeverise ne keto tre vite.

Mjafton të shohim faktet për të kuptuar qe kjo rritje rroge eshte thjesht nje shperblim nga maxhoranca.

Ne keto tre vite, qytetare, kompani, opozita, i janë drejtuar Gjykates Kushtetuese per te kerkuar drejtesi, kunder vendimeve antikushtetuese dhe te padrejta te qeverise dhe Maxhorances. Pothuajse ne te gjitha rastet, Gjykata Kushtetuese i ka dhene te drejte qeverise.

Kur opozita kerkoi ngritjen e komisionit hetimor per ceshtjen Beketin, mbi demin prej 140 mln euro, Gjykata Kushtetuese i dha te drejte qeverise.

Në lidhje me aferën korruptive dhe prishjen e Teatrit Kombëtar, Gjykata Kushtetuese ka rrezuar kërkesën për shfuqimin e vendimit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në janar të këtij viti, opozita i kërkoi Gjykatës Kushtetuese heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Gjykata Kushtetuese, jo vetem nuk i hoqi mandatin por as nuk e shqyrtoi kerkesen, por vetem sa ktheu kërkesën në Kuvend duke shpetuar Olta Xhacken dhe qeverine.

Në lidhje me kontraten e fondacionit per manaxhimin e Butrintit, Gjykata Kushtetuese refuzoi të gjykojë kërkesën e opozitës për shfuqizimin e ligjit.

Në rastin e aferës korruptive të portit të durrësit, Opozita i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e marreveshjes. Prapë sipas gjykates qeveria kishte te drejte.

Gjithashtu, për Portin e Durrësit, kompania koncesionare gjermane i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese drejtësi në lidhje me të drejtat e tyre kundër shkeljeve arbitrare të qeverisë. Edhe në këtë rast, Gjykata Kushtetuese ka vendosur se qeveria kishte të drejtë.

Këto që sapo përmenda janë vetëm disa raste nga më të rëndësishmet por janë me dhjetëra vendime të tjera ku Gjykata Kushtetuese, në vend që të mbrojë shoqërinë nga shkeljet e mundshme të qeverisë dhe maxhorancës, është kthyer në një mbrojtëse të saj.

Në thelb, sipas Gjykatës Kushtetuese, qeveria ka patur pothuajse gjithmonë te drejte.

Këto vendime janë dhënë gjatë kohës që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese paguhen deri në 50 mije dollarë në vit. Tani që maxhoranca do ua çojë 100 mijë dollarë në vit, si mund të argumentoni se kjo Gjykatë do jetë më e lirë   për të marrë vendime kundër qeverisë?

Vendimet e Gjykates Kushtetuese kane lidhje kryesisht me mbrotjen e te drejtave dhe lirive te qytetareve nga vendimet arbitrare dhe antikushtetuese te qeverise. Nuk mund te presim qe Gjykata me rritjen e rroges nga maxhoranca, te mbroje me shume te drejtat e qytetareve dhe te kufizoj veprimtarinë e qeverise.

Keto fakte qe sapo permenda tregojne qartaz se kemi te bejme me nje shperblim te majme qe qeveria u jep anetareve te Gjykates Kushtetuese per vendimet qe kjo gjykate ka marre dhe do te marre ne favor te kësaj qeverie.

Jo vetem qe Gjykata nuk do te jete me e pavarur, por ajo do thelloje humbjen e  besueshmerise tek qytetaret mbi rolin e saj së garantit te Kushtetutes.

Pas këtij projekligji që ju kërkoni ta shisni si vendim qe do rrisë pavarësisë e gjykatës kushtetuese, fshihet tentitava e radhës për të nënshtruar të gjitha institucionet e pavarura të republikës tonë.

Në fakt, nuk është vetëm një tentative për të nënshtruar Gjykatën Kushtetuese, por për të nënshtruar të gjithë shqiptarët. Mos te harrojmë se vendimet korruptive te kesaj qeverie që Gjykata Kushtetuese nuk shfuqizon, jane legalizim i nje vjedhje.

Cdo vendim i gjykatës kushtetuese ne favor te ketyre aferave korruptive eshte nje bashkepunim ne vjedhje ne kurriz te nje prej popujve me te varfer ne Europe.

Shpesh, te gjithe ne por dhe qytetaret, e pyesim veten se si eshte e mundur qe Shqiperia vazhdon te jete nje vend kaq i varfer dhe i prapambetur, nga i cili te gjithe duan te ikin. Nje nga arsyet eshte pikerisht kjo; sepse nje institucion kaq i rendesishem si Gjykata Kushtetuese per demokracine, sillet si nje zyre noterie e qeverise.

About Redaksia

Check Also

Gjokutaj: Mandatin e Berishës e cenon vetëm vendimi i formës së prerë!

Genc Gjokutaj, avokati i liderit të opozitës Sali Berisha, shpjegoi sot se masa e sigurimit …

Leave a Reply