Meta: Rama avokat i ultranacionalistëve serbë!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për qëndrime sipas tij tërësisht skandaloze që lidhen me Kosovën, që dëmtojnë Shqipërinë.

Në një reagim, Meta thekson se këto qëndrime të kreut të qeverisë shqiptare, shkojnë tërësisht në interes dhe bëjnë avokatinë e ultranacionalistëve serbë, që i nxisin këto tensione dhe konflikte.

“Kryeministri Edi Rama është shquar gjithmonë për qëndrime tërësisht skandaloze, të dëmshme dhe provokuese, të cilat jo vetëm që nuk reflektojnë qëndrimin që ka dhe që duhet të ketë Shqipëria dhe qeveria e saj, por përkundrazi janë qëndrime që shkojnë tërësisht në interes dhe bëjnë avokatinë e ultranacionalistëve serbë, që i nxisin këto tensione dhe konflikte”, shkruan Meta.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kudo që ta shihni Erion Veliajn gjuajeni me domate, pështyjeni në surrat!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë thirrje që të qytetarët të vazhdojnë protestën para …

Leave a Reply