Studentët e Mjekësisë vijojnë bojkotin: Nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit tonë!

Studentët e mjekësisë kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme. Ata kundërshtojnë vendimin e qeverisë që i detyron që të punojnë për 5 vite pas përfundimit të studimeve. Studentët kanë thënë se po protestojnë për të drejtat e tyre.

“Së bashku kundër ligjit”, është motoja e protestës së sotme.

Ky bojkot vjen pasi ata kundërshtojnë ligjin e ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve. Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit. Ndërkohë që alternativa e dytë që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve por për vitet që kanë mbetur.

Studentët thonë se në ditën e 4 të nisjes së universitetit, ende nuk u është ofruar marrveshja, për punësimin 5 vite pas përfundimit të studimeve dhe as tarifa sa duhet të paguajnë nëse nuk pranojnë të firmosin.

“A është turp të na detyrojnë të rrimë të punojmë kur ne vetë duam, por ne duam të na ftojnë? A është turp të na i shpërndajnë bluzat e bardha si misri i pulave? Studentët e mjekësisë nuk kanë turp, studentët e mjekësisë janë krenarë sepse po luftojnë për të drejtat e tyre, po luftojnë për diçka legjitime dhe kur do ndalemi ne? Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit tonë. Ligji do të rrëzohet, kushtet do të përmirësohen dhe pastaj do të ketë qejf secili nga ne që të punojë, jo 5 vjet në Shqipëri, por të punojë gjithë jetën”, tha një student i mjekësisë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply