Teoricieni kinez Wang Huning ka qenë ndër të parët që ka mbështetur tezën sipas së cilës të kuptosh strategjinë kombëtare amerikane është e nevojshme në radhë të parë për të kuptuar mënyrën amerikane e të qënit komb: domethënë të vëresh me kujdes stilin e tyre të jetesës përpara se t’i japësh kredit asaj që duket në botimet “gjeopolitike” të think tank të tyre. Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara në gjysmën e dytë të viteve ’80 të shekullit të kaluar, Huning arrin në konkluzionin se themeli i stilit amerikan të jetesës është ideja e pasurisë apo e begatisë. Një begati e tillë (në dukje apo reale) ruhet vetëm nëpërmjet fluksit të vazhdueshëm të kapitalit ndërkombëtar në arkat amerikane dhe, për të bërë që ky fluks të ruhet konstant, është e nevojshme që pozicioni hegjemonist i dollarit të mos preket në asnjë mënyrë. Ky është burimi real i pushtetit që për momentin i mban Shtetet e Bashkuara të fortë dhe të begatë.
Natyrisht që kjo sjell pyetjen: si ka qenë e mundur të arrihet një pozicion i tillë? Përgjigja duhet kërkuar në historinë bashkëkohore. Në fillim të Lufës së Parë Botërore, Shtetet e Bashkuara qenë njëri prej vendeve me borxhin më të madh në botë. Kurse në përfundimin e tij, Shtetet e Bashkuara qenë një vend kreditor në planin global. Në vitin 1917, Antanta mori nga Uashingtoni një linjë krediti prej 2.3 miliard dollarësh. Në të njëjtën periudhë, Gjermania, e mundur në Betejën e Jutland (1916) dhe tashmë ju nënshtrua bllokimit detar britanik, siguroi pak më shumë se 27 milion dojçmarka në ndihma të huaja.
Faktikisht, Shtetet e Bashkuara kanë qenë ndër të parët se e kanë kuptuar luftën ekskulizivisht si ndërmarrje ekonomike në momentin ku perandoritë tradicionale europiane, ende të bindura se fitorja do të vendosej vetëm dhe ekskluzivisht nga forca e ushtrive në fushë (gjë e mundur vetëm në rastin e “luftës rrufe”), qenë bërë tashmë të papajtueshme me bazën ekonomike të kapitalizmit. Pra, Lufta e Parë Botërore ka qenë edhe konflikti i pari ku fluksi i kapitalit ka pasur një rol të rëndësishëm e fluksit të gjakut i nënkuptuar në kuptim letrar të termit. Vetë Shtetet e Bashkuara ndërhynë vetëm në momentin ku qenë tashmë të sigurtë se nuk do të kishte ndonjë diferencë substanciale midis fitimtarëve dhe humbësve (të dalë të dy me brinjë të thyera nga konflikti). Kjo sepse objektivi real ishte ai i shkelmimit të Britanisë së Madhe nga roli i fuqisë talasokratike hegjemone në planin global. Objektiv që është arritur vetëm në vijim të Luftës së Dytë Botërore dhe pasi që vetë Britania e Madhe (falë atij që ndoshta gabimisht është quajtur si politikan dhe strateg i madh, Uinston Çërçill) do të kontribuojë në mënyrë vendimtare në vetëvrasjen e tij dhe të Europës në përgjithësi.
15 gushti i vitit 1971 është një tjetër datë themelore për historinë bashkëkohore dhe sidomos për qëllimet e kësaj analize. Atë ditë presidenti Richard Nixon njoftoi mbylljen e së ashtuquajturës golden window duke prishur lidhjen midis dollarit e arit dhe duke tradhëtuar sistemin e krijuar në Bretton Woods. Duke filluar nga kjo datë, Shtetet e Bashkuara kanë siguruar pushtetin teorik e prerjes së dollarëve sipas qejfit. Jo vetëm, por në vijim të konfliktit arabo – izraelian të vitit 1973 dhe të një marrëveshjeje me OPEC, Shtetet e Bashkuara e ankoruan dollarin pas tregëtisë globale të naftës, duke e transformuar monedhën e tyre në valutën unike për rregullimin ndërkombëtar të trafikut petrolifer. Duke vepruar kështu, i kanë imponuar botës parimin sipas të cilit për të blerë naftë shërbejnë dollarë. Pra, nëse një vend ka nevojë për naftë, ka nevojë edhe për dollar që të bëjë blerjen. Në këtë kuptim, globalizimi ekonomik ka qenë rezultati i pashmangshëm i globalizimit të dollarit.
Në këtë kuptim, pohon ish gjenerali i Aeronautikës i Ushtrisë Popullore Çlirimtare Qiao Lian, Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë jetë “qytetërimit financiar” të parë duke i transformuar të gjitha valutat e botës në aksesorë të dollarit. Veç kësaj, duke filluar nga vitet ’70, kanë filluar t’i delokalizojnë industritë manifaturiste të nivelit të ulët dhe të mesme në vendet në rrugën e zhvillimit (duke favorizuar konsumin e mjedisit dhe resurset) duke mbajtur në territorin e tyre vetëm ato me një vlerë shtesë të lartë në terma teknologjikë. Efektet e këqija e këtyre politikave kanë gjetur mënyrën që të reflektojnë në vetë ekonominë amerikane në momentin ku kriza e vitit 2007 ka nxjerrë në pah natyrën ekskluzivisht “virtuale” përballë zerimit të sektorit produktiv. Një tendencë që si administrata Obama, ashtu edhe ajo Trump kanë kërkuar (duke dështuar) ta kundërbalancojnë. Për pasojë, fatet/fatkeqësitë amerikaneë kanë ende shumë kohë t’i bazojnë mbi kapacitetet e Uashingtonit për t’i përqënduar/kanalizuar fluksin e kapitaleve ndërkombëtare duke gjeneruar kriza gjeopolitike dhe eliminuar konkurrentë potencialë.
Me fjalë të tjera, Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë jetë një “perandorie boshe” totalisht parazitare (në vitin 2001, 70% e popullsisë amerikane punonte në sektorin e financës dhe të shërbimeve të lidhura me të) të bazuar mbi prodhimin e dollarëve, ndërsa pjesa tjetër e botës prodhon mallin që këmbehet me dollarët. “Globalizimi – pohon Qiao Liang – nuk është tjetër veçse një mënyrë që një mënyrë financiare të mbahet peng nga dollari amerikan”.
Në artikullin e mëparshëm Armiku i Europës i është bërë referim i madh luftës së Kosovës si “konflikt amerikan në zemër të Europës” i prirur që të helmojë klimën e investimeve në Kontinentin e Vjetër dhe për të kundërshtuar në lindje një rival potencialisht të rrezikshëm: euron. Faktikisht, përpara luftës së Kosovës, përcjell akoma ish gjenerali kinez, 700 miliard dollarë vërtiteshin nëpër Europë pa një vend se ku të investoheshin. Me të nisur lufta me mbështetjen e qeverive kolaboracioniste europiane (ajo italiane në mënyrë të veçantë), 400 miliard janë tërhequr menjëherë nga trualli europian. 200 miliard janë kthyer menjëherë në Shtetete Bashkuara. 200 të tjera kanë shkuar në Hong Kong, ku disa spekulatorë menjëherë e kanë kapur ta përrdornin qytetin si trampolinë lëshuese për t’u futur në tregun e Kinës kontinentale. Pikërisht në këtë moment, ardhja e bombardimit të “rastësishëm” të ambasadës kineze në Beograd nga ana e “raketave inteligjente” të NATO. Rezultati final: 400 miliardët janë kthyer të gjitha në arkat amerikane. Në nëntorin e vitit 2000, Saddam Hussein njoftoi se eksportet petrolifere irakiane do të rregulloheshin nga euro. Dekreti i pari i qeverisë irakene i krijuar nga (dhe nën) bombat amerikane përcaktoi menjëherë rikthimin e menjëhershëm ndaj përdorimit to dollarit për tregëtimin e naftës.
I njëjti diskutim mund t’i aplikohet lehtësisht krizës ukrainase të vitit 2014, e shpërthyer në një moment ku Shtetet e Bashkuara (ashtu si sot) nuk donin në asnjë mënyrë që kapitali të mbetej apo të investohej në Europë. Mënyra më e mirë për ta shmangur këtë gjë ishte të krijohej një krizë rajonale. Një krizë që veç të tjerash e ka detyruar Europën të binte dakord me Shtetet e Bashkuara për t’i vendosur sanksione Rusisë. Në ditët e sotme, vendi i vetëm që i është kundërvënë kësaj loje amerikanoveriore duke kërkuar që ta interceptojë fluksin e kapitaleve është Kina. në një farë mënyre kjo mund të sqarojë motivin për të cilin ka pasur një intensifikim substancial të krizave rajonale përreth gigandit aziatik, nga Hong Kongu tek Taivani.
Megjithatë, rëndimi aktual i krizës ukrainase imponon edhe një lloj tjetër reflektimi. Faktikisht, pavarësisht nga vullneti perëndimor për ta ashpërsuar sa më shumë të jetë e mundur kriza nëpërmjet provokimeve (dhe operacioneve “flamur fals”), propagandë dhe respektim i munguar i marrëveshjes së Minskut, po asistohet në konfrontimin midis dy modeleve të kundërta për ta interpretuar shkencën gjeopolitike. Në artikulli e cituar Armiku i Europës po i referohet përdorimit të krizave gjeopolitike nga ana e Shteteve të Bashkuara si instrumente të nënshtruar politikës monetare. Kështu, në rastin ukrainas është përballë një niveli të dyfishtë manipulimi: gjeografik/ideologjik dhe financiar. Kriza gjeopolitika nuk ka vetëm detyrën (e fshehtë) për t’i rrjedhur kapitalet drejt Uashingtonit, duke e dobësuar rigjallërimin ekonomik të Europës paspandemike, por përdoret si instrument për ta mbajtur Europën në një kusht “përkeqësimi gjeopolitik” brenda shpikjes gjeografiko/ideologjike të Perëndimit.
Tani, duke marrë shtysën se realizimi i strategjive globale i fuqive të mëdha varet gjithmonë nga forca (qe Stalini ai që afirmoi “të gjithë traktatet janë letër e grisur, ajo që vlen është forca”), do të jetë e nevojshme të bëhet një dallim midis një modeli gjeopolitik të nështruar financës (për të mos u harruar edhe se rrëzimi i një avioni rus falë sistemeve të NATO të pranishëm në Turqi ka përcaktuar një ikje të kapitaleve nga Moska në Ankara në vitin 2015) dhe një modeli klasik apo tradicional që (me hir apo me pahir) lidhet akoma me idenë e Élisée Reclus sipas të cilit gjeografia nuk është gjë tjetër se historia në hapësirë dhe me nocionin e lebensraum të përpunuar nga Friedrich Ratzel.
Ky koncept meriton një thellim të shkurtër duke parë interpretimin e gabuar ndaj të cilit i është nënshtruar me qëllimin e saktë e paraqitjes së gjeopolitikës së një lloj pseudoshkence naziste (një operacion që ka pak kuptim nëse merret parasysh se Ratzel vdiq në vitin 1904). Lebensraum (hapësira jetike) është thellësisht e lidhur me raportin midis njeriut/popull dhe truallit/hapësirës. Në teorinë e Ratzel, hapësira jetike zhvillojhet përgjatë dy drejtuesve të rritjes (wachstum) që përfshijnë të gjitha fenomenet e referueshme në hapësirë: një rritje vertikale dhe një horizontale. Fenomenet janl sinjalet jetike të lidhjes midis njeriut dhe truallit: fushat e mbjella, por edhe vendet e kultit, shkollave, veprave të artit dhe industritë. Nga kjo lidhje gjenerohet ideja politike, lidhje shpirtërore e shtetit dhe shprehje e lartë e rritjes vertikale: domethënë, i vetë shtetit si organizëm shpirtëror. Kurse rritja horizontale është e lidhur me ekspansionin e pastrë ushtarak dhe me shtetin si organizëm biologjik. Megjithatë, një ekspansion i tillë duhet të ndjekë fenomenet mbi territorin, në kuptimin që preferojë atë drejtim që mundëson një vijueshmëri më të madhe midis qendrës dhe periferisë. Duket qartë sesi një përpunim i ngjashëm teorik përkthehet direkt si një dënim i imperializmit modern që nuk njeh kufij, por vetëm dhe ekskluzivisht faza sigurie.
Faktikisht, gjeopolitika e nënshtruar financës mbështetet jo mbi ruajtjen e limes, por mbi kontrollin dhe menaxhimin e flukseve të kapitalit (edhe nëpërmjet rekursit të forcës ushtarake për t’i manipuluar) si instrument për ta kontrolluar fluksin e resurseve nëpërmjet nyjeve gjeopolitike (për shembull, Kanalit të Suezit apo Ngushticës së Malakës). Në kundërshtim, gjeopolitika klasike mbështetet mbi kontrollin logjistik të fqinjit të afërt si hapësirë për projektimin e influencës. Për shembull, në këtë kuptim mund të interçretohet kolonizimi grek i hapësirës përreth Detit të Zi (thelbësore për të pasur akses në grurin e prodhuar nga skitët dhe sarmatët) në lashtësi.
Sot aneksimi rus i Krimesë (pasi që kjo ishte futur brenda kufijve ukrainas vetëm në vitet ’50 e shekullit të kaluar), pavarësisht nga ajo e drejtë ndërkombëtare që shpesh dhe me dëshirë interpretohet gjithmonë në avantazh të fuqise hegjemone që e ka krijuar, mund dhe duhet të interpretohet edhe në kuptimin tradicional. Pengimi i një avamposti të tillë (pas reduktimit progresiv të hapësirës së manovrës pas rënies Bashkimit Sovjetik) të përfundojë nën kontrollin e NATO ka si një ndjenjë pastërtisht strategjike, ashtu edhe një vlerë në termat e lidhjes shpirtërore midis trullit e popullit dhe një riafirmin të hapësirës jetike ruse. Veç kësaj, Rusia ka nevojë t’i transportojë resurset natyrore të saj për t’i hedhur në treg dhe promovuar ekonominë e saj. Shkurtimi i gazsjellësve dhe i naftësjellësve (atë që Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të bëjnë me anë të krizës ukrainase), për pasosë do të kishte (dhe ka) një impakt jo vetëm mbi ekonominë ruse, por edhe (dhe ndoshta në mënyrë akoma më vendimtare) mbi destinatarin final: Europën Perëndimore.
Këtu hyn në lojë edhe një konsideratë tjetër. Njohja ruse e republikave popullore të Donjeckut dhe Luhanskut (në vetëvete jo të kritikueshme se kush për shembull e ka krijuar nga hiçi Kosovën apo Sudanin e Jugut për thjesht oportunizëm gjeopolitik) ka një vlerë të dyfishtë. Kjo rilidhet me diskutimin e mëparshëm mbi riafrimimin e hapësirës jetike ruse (dhe si kryerje të një procesi të filluar në vitin 2014 pas grushtit të shtetit atlantist në Kiev), si për një projekt më të gjerë përshpejtimi drejt rindërtimit të rendit global. Duket qartë se zgjedhja ruse imponohet edhe si një sfidë e hapur ndaj modelit unipolar. Faktikisht, në një moment ku forcohet në mënyrë konstante bashkëpunimin euraziatik (falë sidomos punës diplomatike të Kinës dhe Iranit), Kremlin demonstron se nuk i frikësohet minimalisht një regjimi sanksionues (instrument kryesor i unipolarizmit), që siç është paralajmëruar tashmë (dhe pavarësisht përpjekjeve të ndrojtura të presidentit francez Emmanuel Macron për ta shpëtuar Kontinentin e Vjetër nga riintegrimi nga kampi atlantik), do të shkonte në kurriz sidomos të të mundurit real të vetëm: një Europe të paaftë për ta ruajtur interesin e saj dhe të bëhej pol autonom dhe i pavarur.
Për këtë qëllim bëhet e nevojshme një konsideratë finale për të gjithë se pikërisht në Europën Perëndimore shikojnë nga Rusia me shpresë të tepruar. Megjithëse duke u paraqitur si një shembull kundërvënieje ndaj idesë unipolare, kjo natyrisht që ndjek interesin kombëtar të saj. Nuk do të jetë Rusia (edhe deri tejet e durueshme në këtë kuptim) që ta shpëtojë Europën. Megjithatë, në rastin ukrainas, Moska ka meritën e vënies së Europës përpara faktit të kryer dhe evidentimit tejmase të rolit të keq të Aleancës Atlantike si instrument shtrëngues i Kontinentit të Vjetër.
(nga Geopoliticus)
Përgatiti
ARMIN TIRANA