Argati i Beogradit në Tiranë po i mban iso-n një loje të rrezikshme destabilizuese në Ballkan

Nga Bardh SPAHIA

Qëndrimi që po mbajnë njëzëri përfaqësuesit e Republikës së Kosovës, është ai që duhet mbështetur pa asnjë rezervë nga i gjithë faktori shqiptar.

Nuk mund të ketë bisedime me Serbinë përsa kohë drejtuesit e saj vazhdojnë të mbështesin agresionin ndaj Kosovës, e përsa kohë komuniteti ndërkombëtar vazhdon me përkëdheljet ndaj një vendi që ka sulmuar në mënyrë terroriste, me armë një vend tjetër sovran duke shkaktuar edhe vdekjen e anëtarit të forcave të policisë së Kosovës, dëshmorit Afrim Bunjaku.

Përsa kohë Bashkimi Europian pranon që Serbia t’i bëjë karshillëk duke refuzuar edhe foton zyrtare, për shkak të simboleve dhe përfaqësimit të Kosovës, siç ndodhi në rastin e takimit të djeshëm të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, kjo do të thotë se asgjë e mirë nuk pritet për rajonin dhe për Europën!

Tensionet nuk kanë për t’u ulur dhe çështja e dialogut Prishtinë-Beograd nuk ka për të bërë përpara, deri kur Bashkimi Europian të jetë vetë i përçarë për njohjen e Kosovës. Mospranimi i këtij realiteti nuk ka për ta përmirësuar gjendjen mes dy vendeve.

Mosnjohja e Kosovës nga 5 vende të BE do të vazhdojë të jetë një armë e fortë destabilizuese në duart e Serbisë!

E fatkeqësisht argati i Vuçiç në Tiranën zyrtare, Edi Rama, po i mban iso-n kësaj loje të errët që rrezikon të destabilizojë Ballkanin ndër të tjera, pas deklaratës së tij të turpshme për Financial Times, ku cilësonte Kosovën apo veriun e saj si “tokë e askujt” edhe duke urdhëruar mazhorancën që kontrollon vetë për të mos dalë me një rezolutë në mbështetje të rezolutës së Parlamentit të Kosovës.

Të thuash se Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë për Kosovën, në cilësinë e kryeministrit të një vendi që me kushtetutë e ka të sanksionuar mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo ato ndodhen, vetëm Edi Rama dhe egoja e tij e sëmurë për të qënë aleat i Beogradit mund ta bëjë.

Ndaj Kosovës kemi detyrimin të jemi deri në fund krah saj dhe zëri i fuqishëm edhe në ato dyer ku refuzimi është ulur këmbëkryq!

About Redaksia

Check Also

“Një rrëfenjë me ndërkombëtarë (Escobar-ë)”…

Iva V.GRILLO “Një rrëfenjë me ndërkombëtarë” është një roman i Ylljet Aliçkës, i botuar rreth …

Leave a Reply