Berisha dënon sulmin terrorist ndaj Izraelit: PD i shpreh mbështetje qeverisë izraelite

Nga Sali BERISHA

Sulm terrorist ndaj Izraelit!

Grupe terroriste të Hamas ndërmorën nga Gaza një sulm terrorist të befasishëm me artileri dhe infiltrime të terroristëve në territorin e Izraelit. Breshëri predhash artilerie janë hedhur në Telaviv dhe Jeruzalem. Nga ky sulm terrorist kanë vdekur 22 qytetarë të pafajshëm dhe janë plagosur rreth 250 të tjerë. Nderkohë kryeministri Netanjahu ka deklaruar se Izraeli është në luftë dhe ushtria izraelite ka filluar goditje të forta ajrore kundër grupeve terroriste.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë sulm terrorist, që ka si synim të dëmotojë precesin historik të paqes me vendet arabe në të cilin janë angazhuar Izraeli dhe këto vende në kuadrin e marrëveshjeve Abraham, Partia Demolratike shpreh mbështetjen e plotë të saj, Izraelit dhe qeverisë së tij në përballimin e këtij sulmi të pabesë dhe ngushellimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Izraelit dhe ju uron shërim të shpejtë të plagosurve të këtij sulmi barbar terrorist.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Metamorfoza e Altin Dumanit, krahasime mes Task-Forcës së 2008-2009 me SPAK 2022-2023

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka bërë një krahasim …

Leave a Reply