Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Salvador Kaçajt. Berisha tha se, Rama është bosi i krimit, mandatet e krimit nuk do njihen kurrë.
“Kjo ishte mbrojtja që kreu i organizatës kriminale qeveritare u bëri atentatorëve, mbrojtja publike.
Mos u çudisni që vrasësit me pagesë, të kenë qenë të pranishëm në sallë duke duartrokitur bosin e krimit shqiptar, Edi Ramën.
Një gaz të veçantë, siç e patë në fytyrë, kishte Pirini, siç po e thërrasin zakonisht Pjerinin, i cili e di që mandati i tij qëndron mbi krimin.
E di që nuk ka asgjë me vullnetin e qytetarëve të Bashkisë së Lezhës.
Paraqita këtë akt, paraqita këtë moment, sepse u desh shumë e shumë kohë që ne të mund të siguronim këtë video, aktakuzë e rëndë për Edi Ramën, Pjerin Ndreun, procesin zgjedhor, farsën elektorale të 14 majit 2023.
Kjo video, ky dokument vërteton edhe njëherë se mandatet e krimit kurrë nuk duhet të pranohen dhe kurrë nuk duhet të njihen”, tha Berisha.