Spiunët egjiptianë e njoftuan MOSSAD-in 10 ditë para për katastrofën që do ndodhte

Egjipti e paralajmëroi Izraelin për një sulm në pritje të Hamasit dhjetë ditë përpara se terroristët të shkelnin kufirin dhe të merrnin kontrollin e bazave ushtarake dhe vendbanimeve hebreje, duke vrarë më shumë se 700 persona dhe duke zënë robër 150, përfshirë gra dhe fëmijë, roporton AlbEu.com.

“Ne e kemi paralajmëruar Izraelin për një shpërthim të situatës dhe për ngjarje të frikshme që do të ndodhnin në Gaza. I njoftuam për një ngjarje të madhe”, tha për AP një zyrtar egjiptian në kushtet e anonimatit, raporton gazeta izraelite Yedioth Ahranoth.

Zyrtari egjiptian tha se izraelitët ishin të përqendruar në tensionin në Bregun Perëndimor dhe nuk e konsideronin grupin terrorist Hamas në Gaza si një kërcënim. Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga egjiptianët ato nuk po merreshin seriozisht nga Izraeli dhe një fakt i tillë e çuditi Kajron, sipas mediave lokale.

About Redaksia

Check Also

Probleme me lsitat e votimit në zgjedhjet amerikane

UASHINGTON – Departamenti amerikan i Drejtësisë tha të premten se ka ngritur padi ndaj shtetit …

Leave a Reply