Komuniteti ndërkombëtar të ndalojë bashkëpunimin Rama-Vuçiç, është faktor destabilizues për rajonin

Kryetari i PD, Sali Berisha i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalojë bashkëpunimin Rama-Vuçiç sepse është faktor destabilizues për rajonin.
“A e kuptoni ju që e ndiqni atë, ai e ka fatin të lidhur për jetë dhe vdekje me Aleksandër Vuçiçin? Ai nuk mund të shqitet kurrë prej tij. Hiqeni nga mendja.
Cili prej jush priste një fjalë si kjo? Asnjë nga ju nuk mund të priste një fjalë si kjo. Po ai është pazgjidhshmërisht i lidhur me padronin e tij.
Në histori, ky është i vetmi në Europë, që jashtë çdo lloj turpi, shpall Vuçiçin si faktor paqeje.
A e dëgjoni që nuk përmend ndonjëherë Serbinë, në një kohë kur rezoluta që do votojmë, fillon me agresionin e Serbisë në Kosovë, vazhdon me agresionin e Serbisë në Kosovë?
Guxon ky ta përmendë Serbinë? Jo mo kurrë.
Ky është peng, ky është argat, ky ka firmosur diku për të ndarë Kosoën me oreksin e Serbisë.
Pasi dështoi me ndryshimin e kufijve, kaloi te Ballkani i Hapur dhe doli kreu juaj bashkë me Vuçicin në krah dhe paraqiti hartën pa Kosovën.
Pra, e vërteta është se 10 vite që jemi në pozicione të kundërta, ne do e votojmë rezolutën sepse rezoluta shpreh pikë për pikë ato që thotë rezoluta e Kosovës dhe dy-tre nene që nuk janë maksimumi, por përsëri përmbytin çdo gjë të politikës që ka ndjekur Edi Rama kundër Kosovës dhe qeverisë së saj.
Edhe njëherë dënoj me forcën më të madhe projektin Vuçiç-Rama të ndarjes së Kosovës. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalojë këtë bashkëpunim që është faktor destabilizues për rajonin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply