Minatorët protestë para Kuvendit: Po vidhni miliona, ne hamë bukë thatë!

Teksa mbahet seanca plenare e Kuvendit, një grup minatorësh po protestojnë para parlamentit. Me pankarta në duar, minatorët kërkojnë që të miratohet statusi i minatorit.

“Po vidhni miliona ndërsa populli ha bukë thatë. Më i larti tensioni sesa pensioni”, shkruhet në disa prej pankartave që protestuasit mbajnë në duar.

Ndërkohë njëri prej minatorëve bëri thirrje se duhet të shikohet pensioni i minatorëve.

“Fëmijët tuaj i çoni nëpër botë. I kërkojmë parlamentit të shikojë pensionin e minatorëve”, tha ai për mediat.

“Statusin e minatorit, mos prisni të na e jepni pas vdekje”, lexohet në një prej pankartave të protestuesve. Ata kanë bllokuar rrugën për deputetët të cilët po hyjnë në Kuvend.

About Redaksia

Check Also

Rama “vishet” me flamingo, deputetja i përgjigjet me kullën: Provoje me këtë…

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të ndryshuar foton e profilit dhe imazhin e kopertinës …

Leave a Reply