Shoqata e Bashkive të Shqipërisë në Këshillin e Evropës, pjesë e Kongresit të Autoriteteve Lokale

Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale, z. Mathieu Mori, priti sot në Këshillin e Evropës në një takim pune bordin drejtues të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, të kryesuar nga Presidenti saj z. Fisnik Qosja, i cili është njëkohësisht dhe kryetari i bashkisë së Kavajës.

Z. Mathieu Mori pasi u njoh me objektivat dhe rezolutën e Ansamblesë Themeluese të të Zgjedhurve Vendorë demokratë, shprehu urimet më të mira për ringritjen e Shoqatës të Bashkive, si një forum i rëndësishëm në mbrojtje të kauzës së  të zgjedhurve vendorë, demokracisë vendore, autonomisë dhe vetëqeverisjes lokale.

Kongresi i Autoriteve Lokale të KE vlerëson dhe e pranon në gjirin e saj shoqatën tuaj të  bashkive, u shpreh z. Mori duke i ftuar drejtuesit e saj të marrin vendet që takojnë në Kongres, propocionalisht me rezultatin e zgjedhjeve.

Në këtë takim morën pjesë: kryetari i shoqatës, z. Fisnik Qosja, nënkryetarët e zgjedhur, z. Albert Malaj dhe z. Albert Mëlyshi, kryetari i Dhomës së Këshilltarëve Bashkiakë,  z. Ilir Alimehmeti, kryetari Dhomës së Këshilltarëve të Qarkut, z. Myftar Dauti si dhe kryetari i Forumit të Zgjedhurve Vendorë Demokratë, z. Ylli Asllani.

Drejtuesit e Shoqatës së Bashkive diskutuan dhe trajtuan me z. Mori një seri problemesh të të zgjedhurve vendorë dhe demokracisë vendore në Shqipëri.

Ata theksuan, se në 10 vitet e fundit Shqipëria ka bërë hapa pas në demokracinë vendore, autonominë dhe vetëqeverisjen lokale. Rritja e autoritarizmit po ngushton hapësirat e qeverisjes vendore.

Problemi  kryesor në Shqipëri ngelet manipulimi votimeve dhe transformimi i vullnetit të zgjedhësve. Po pengohet përfaqësimi opozitar i qytetarëve në këshillat e qarqeve dhe projektet rajonale të zhvillimit.

Kryesia e Shoqatës së Bashkive shprehu shqetësimin e madh të vendosjes së plotë me ligj të kontrollit të qeverisë në aktivitetin e bashkive të Shqipërisë.

Në vijim u shpreh:

“Në kundërshtim me Kartën Evropiane të Qeverisjes Vendore, në Shqipëri të zgjedhurit dhe njësitë vendore kanë pamjaftueshmëri të theksuar fondesh dhe të ardhurash për të realizuar përgjegjësitë që kanë para qytetarëve dhe ligjit.

Buxheti i bashkive përfaqëson vetëm 1% të prodhimit të përgjithshëm bruto, më i ulëti në gjithë Evropën, dhe për më tepër Kryeministri kërcënon zgjedhësit me bllokim fondesh nëse votojnë për opozitën, gjë të cilën e bën realitet në bashkitë e fituara prej opozitës.

Reformat administrative e territoriale janë projektuar për të manipuluar zgjedhjet dhe kanë shkaktuar shpopullim masiv të banorëve, varfëri si dhe falimentim financiar njësive të reja bashkiake.

Të ndodhur para vështirësish dhe një presioni në rritje, u shprehën përfaqësuesit e  Shoqatë e Bashkive  po organizohemi të mbrojmë të drejtat tona si të zgjedhur vendor, interesat e qytetarëve që përfaqësojmë, si dhe demokracinë vendore.

Në këtë përpjekje, Kryesia e Shoqatës së Bashkive i kërkoi z. Mathieu Mori, Sekretar i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës mbështetje dhe ndihmë për rritjen e kapaciteteve dhe trajnimin e këshilltarëve e drejtuesve të bashkive; krijimin e mundësive të kontaktit dhe përfitimit nga programet evropianë për qeverisjen vendore si dhe lehtësimin e binjakëzimit apo patronazhimit me shoqatat analoge dhe bashkive simotra të vendeve të KE.

Kërkesat u pritën më kënaqësi. “Aaq më tepër tani që buxheti i Kongresit është pesëfishuar dhe është rritur ndjeshëm në KE, vëmendja dhe rëndësia e qeverisjes vendore”, deklaroi Mathieu Mori.

About Redaksia

Check Also

GJKKO nuk nis gjykimin për Ahmetajn, ia kthen dosjen SPAK-ut

Gjykata e Posaçme ia kthyer SPAK-ut dosjen e ashtuquajtura “Buka”, për plotësim hetimesh, ku ish-zv.kryeministri …

Leave a Reply