Rama nuk ndalet, vendos taksë edhe për tokat pyjore!

Projektligji i ri për pasuritë e paluajtshme përfshin edhe taksimin me metodologjinë e re të tokave pyjore, të cila deri më tani kanë qenë të përjashtuara.

Referuar draftit të hartuar nga Ministria e Financave dhe të hedhur për konsultim, për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave pyjore, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,1% deri në 0,3% , shumë e cila do të paguhet nga taksapaguesit që kanë në pronësi një parcelë të tillë.  SCAN ka siguruar shembujt e ndërmarrë nga Ministria e Financave, e cila supozon aplikimin e shkallës më të ulët të taksës për këtë kategori,  për të bërë dallimin midis bashkive ku gjenden këto parcela.

Konkretisht, nëse do të marrim në konsideratë një pronë pyjore 10 mijë m2 apo 1 hektarë, në Bashkinë Tiranë, e cila aktualisht nuk taksohet, çmimi llogaritet në 500 lekë/ m 2,  vlera e taksueshme rezulton 5 milionë lekë,  niveli i taksës së propozuar  0.1 %, detyrimi për tu paguar në të ardhmen rezulton 5 mijë lekë.

Në bashkinë Pukë, për një tokë pyjore me sipërfaqe 1 hektarë, aktualisht e pa taksuar, çmimi llogaritet në 100 lekë për m2,  vlera e taksueshme është 1 milionë lekë, niveli i  propozuar 0.1 %, taksa për tu paguar në të ardhmen rezulton 1 mijë lekë.

Pra në bashkitë ku vlera e pronës pyjore është më e lartë, qytetarët do të paguajnë më shumë taksa dhe aty ku është më e ulët do të pagujnë më pak. Por duke qenë se është marrë si shembull shkalla më e ulët e përqindjes që mund të aplikohet, detyrimet mund të jenë edhe më të larta nëse për kategori të ndryshme taksimi mund të jetë 0.2% apo 0.3%.

Pronë pyjore, është çdo parcelë që është pjesë e fondit pyjor, në bazë të parashikimeve të legjislacionit në fuqi për pyjet./SCAN

About Redaksia

Check Also

Partneri juaj ideal/ Grupi “SIGAL UNIQA”, lider i sigurimeve edhe për 6-mujorin e parë 2024

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi këtë të premte të dhënat e tregut të sigurimeve …

Leave a Reply