Berisha: Libri i zi i farsës elektorale është shpërndarë në të gjitha qeveritë e vendeve anëtare të NATO-s dhe BE

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, libri i zi i farsës elektorale është shpërndarë në të gjitha qeveritë e vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve anëtare të OSBE, BE dhe Këshillit të Europës.

“Nuk kemi parashikuar protestë ditën e samitit, por dokumentet elektorale janë shpërndarë në të gjithë botën.

Libri i zi i farsës elektorale është shpërndarë në të gjitha qendrat, në të gjitha qeveritë e vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve anëtare të OSBE, BE dhe Këshillit të Europës.

Libri është dërguar kapitull për kapitull online ODIHR-it dhe ne jemi shumë të kënaqur me raportin objektiv profesional që ata kanë publikuar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Populli dhunohet, Balluku nderohet”, nis protesta e 31-të kundër Ramës

Sot është dita e 31-të e protestës kundër Edi Ramës. Qytetarët janë grumbulluar në Sheshin …

Leave a Reply