Deklarata e fortë: SPAK ka frikë të hetojë Erion Veliajn, është pjesë e vjedhjes

I ftuar në Syri Tv për të komentuar zhvillimet e fundit të drejtësisë ishte gazetari, Basir Çollaku. Ai është shprehur se në dosjet me të cilët është i implikuar ish zv-kryeministri Ahmetaj janë shumë funksionar të lartë të pushtetit që shkon deri te zyra e Edi Ramës. Sipas Çollakut, prokurorët  e SPAK kanë frikë të hetojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

“Ajo që u paralajmëruar më herët nga drejtuesi i SPAK në lidhje me ish zvkryeministrin Ahmetajn, une prita se drejtësia do të hetonte me thellë në dosjen e inceneratorëve, pasi aty ka shumë persona nga qeveria që janë përfshirë në këtë vjedhje të madhe dhe jo të merrej me pjekjen e bukëve. Ka një lloj tendence që SPAK po merr vendin e ILDKP, sigurisht që nuk duhet të shkojmë të mbivendosje dhe duhet të hetohet kjo dosje pasi pritshmëritë janë shumë të mëdha.

Dosja Buka ka qenë një dosje e më hershme në prokurorinë e Tiranës ku në Shkallën e Parë është pushuar dhe Gjykata e Apelit ka kërkuar që të rikthen hetimet. Vë re në momentet e deri tanishme ka një lloj ngërçi  në dojet që lidhen me Ahmetajn, pasi aty janë shumë zyrtarë të përfshirë pasi në dosjen e privatizimit janë të implikuar kryetari i Bashkisë Tiranë që shkon zinxhir deri në Kryeministri. Kryetari i bashkisë së Tiranës është i përfshirë me firmë në vjedhjen e inceneratorëve dhe sa herë hetimi shkon deri te dera e Veliajt prokurorët i kthejnë shpinën këtij hetimi dhe nuk merren me këtë funksionar. Sa herë shkon emri i Veliajt, prokurorët kanë frikë dhe nuk e hetojnë”, tha Çollaku.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply