Berisha takim me gazetarin gjerman: Shqipëria po përjeton sundimin e Mafias!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka pritur në një një takim gazetarin gjerman, Rainer Zitelmann. Përme një postimi në rrjetet sociale, ai zbulon se çfarë u diskutua.

Berisha shkruan se, me Zitelmann shkëmbyem, jo vetëm kujtimet e viteve të diktaturës, kur ai si një i ri ndiqte programet e Radio Tiranës, ndërsa unë radiot e huaja, por folëm edhe për të ardhmen e rajonit dhe Europës.

Postimi i kreut të PD, Berisha

Takim me personalitetin e njohur gjerman Rainer Zitelmann

Dje, me kënaqësi të veçantë, prita në zyrë gazetarin dhe autorin konservator gjerman të shumë librave, Rainer Zitelmann.

Me z. Zitelmann shkëmbyem, jo vetëm kujtimet e viteve të diktaturës, kur ai si një i ri ndiqte programet e Radio Tiranës, ndërsa unë radiot e huaja, por folëm edhe për të ardhmen e rajonit dhe Europës. I interesuar për Shqipërinë aktuale, dhe se si vendi ynë do të projektohet në dekadat e ardhshme, i thashë mikut gjerman se Shqipëria po përjeton atë që Samuel Huntington quan ‘mobocracy’, pra sundimi i Mafias.

Theksova gjatë bisedës edhe mesazhin e një fjalimi tim në parlament në vitin 2013, ku paralajmëroja Edi Ramën se ai kishte marrë amnistinë popullore për lidhjet e tij me botën kriminale gjatë kohës si kryebashkiak, por ishte koha që t’i ndërpriste këto lidhje, për të mirën e vet dhe të popullit shqiptar. Nuk e ka bërë këtë. Perkundrazi perdori te gjithe pushtetin për konsolidimin e këtyre lidhjeve nga Shqipëria në Meksikë.

Pranova me mirënjohje dhuratën e z. Zitelmann librin “Në mbrojtje të Kapitalizimit’ botim i sh.b. Onufri.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply