Bojkot!

Nga Alba KEPI

Bojkoti thonë është një aksion tendencioz që nënkupton izolim, injorim, por dhe një armë politike, ekonomike, tregtare, një formë mospranimi, por dhe akt proteste kundër aksioneve të një shteti, e i një grupi politik.

Prej ditësh qeveria shqiptare propagandon Samitin e Procesit të Berlinit me pjesëmarrjen e 6 kryeminsitrave e 25 organizmash ndërkombëtare.

E vërteta sot është se parnterët strategjikë më të rëndësishëm të Shqipërisë në rrugëtimin Europian, kanë bojkotuar këtë takim.

Përtej bashkëpunimeve dypalëshe e interesave gjeopolitike e ekonomike, ka parime ideologjike me të cilat nuk negociohet e as bëhet kompromis.

E një nga këto është kjo datë famëkeqe e ky vend famëkeq për shqiptarët, që qeveria ka zgjedhur për të organizuar këtë event me diabolizmin e riglorifikimit të një historie diktatoriale.

E pra loja e 3 letrave nuk arriti qëllimin sic propaganda bën brenda kufijve.

Bojkoti internacional i qeverive të djathta i një samiti organizuar në ditëlindjen më vrastare për popullin shqiptar është një fitore e vogël për antikomunizmin e antikomunistë shqiptarë që kanë mision kauzën e kthimit të së djathtës, e për lexuesit e përtej rreshtave të propagandës një fakt i kronikës historike.

Ka data që nuk duhen kujtuar në historikun e një kombi, por që duhen bojkotuar, injoruar, harruar, injoruar. Ka data që nuk duhen harruar nga mizoria njerëzore e antikombëtare që kanë prodhuar!

Këtu nis e duhet të rrugëtojë kauza e së djathtës shqiptare.

Data si kjo e sotmja që ngulin thikën për së dyti në plagë shpirti ende të hapura nga poshtërsia e një diktatori që në ditën e lindjes së tij, i udhëronte festë e perulje kombit, që cdo ditë e orë po e mbyste, e shuante urie, me tela gjemba kufijsh, litarë e kallashnikovë!

Perkatësia ndaj kombit u identifikua me komunizmin i cili u imponua jo vetëm si një regjim politik, por dhe si model njerëzorë.

Komunizmi u hoqi shqiptarëve jetën, lirinë sociale, ekonomike e politike, e jo shumë ndryshe nga sot kur zgjedhja imponohet nga pushteti i vulave, i gjykatave e votave të blera me shatanzhe e kërcënime, e të vjedhura!

Komunizmi u hoqi shqiptareve të drjetat për informim, pak a shumë si sot kur gënjeshtra propagandohet si e vërtetë dhe mashtrimi si sukses e vjedhja e korrupsioni si zgjedhje strategjike e zhvillimit të vendit!

Dikur kush fliste kundër, goditej familjarisht me burg, persekutim e ekzekutim!
Sot kush del kundër, sulmohet, injorohet, shkarkohet, por dhe kërcenohet, dhunohet me metoda të një shpirti primitiv, hakmarrës, provincial!

Për të mos harruar se këto shpirtra u frymëzuan si dje dhe sot, nga poshtërsia e mendjes së një diktatori që në këtë datë si në cdo ditë të regjimit të tij, gëzohej duke mbjellur gjak.
E sot pasuesit e tij argëtohen duke gropos shpresa, virtyte, merita, dinjitete e vlera!

Zoti ju dhëntë atë që meritoni!

About Redaksia

Check Also

Djemtë dhe vajzat e Ambasadës

Nga Redin HAFIZI “SONS AND DAUGHTERS OF EMBASSY”Kështu quheshin në kohën e të ashtuquajturës “Pranvera …

Leave a Reply