Rikthimi i kandidatit Trump

Në qëllimet e saj, fushata elektorale 2023 – 2024 e Donald Trump do të jetë ndryshe nga aventurat e mëparshme, ajo e fituar në 2016 dhe ajo e humbur kundër Joe Biden tre vite më parë. Risitë nuk kanë të bëjnë edhe aq me mesazhin sesa me organizimin: stafi i punësuar nga Trump përbëhet nga republikanë veteranë dhe jo më nga anëtarë të klanit familjar dhe këshilltarë të vlerësuar për arësyen që nuk varen nga përvoja. Midis figurave kyçe është Susie Wiles, që ka ndihmuar guvernatorin e Florida Ron DeSantis të fitojë garën për shtetin në 2018 dhe që ka punuar për ish presidentin si drejtore e fushatës pikërisht respektivisht në 2016 dhe në 2020 (por ku edhe u shkarkua). Organizator tjetër i rëndësishëm do të jetë Chris LaCivita, strateg i vjetër, që qe përcaktues në qetësimin e revoltës së “Never Trump” në konventën republikane të 2016. LaCivita është një ish marins me një karrierë politike mbi shpatulla përveçse është njëri prej dy autorëve të asaj goditjeje të ulët (dhe efikase) që qe spoti elektoral “Swift Boat Veterans”, që në 2004 tregonte bashkëluftëtarët e John Kerry në Vietnam të thoshin se kandidati demokrat për presidencën nuk ishte aspak hero dhe se e kishte tradhëtuar vendin.

Zgjedhja e këtyre figurave tregon vullnetin për të menaxhuar një fushatë më të disiplinuar nga pikëpamja organizative, më pak e rastësishme dhe e lidhur me gjendjet shpirtërore të shefit. Objektivat e makinës trumpiane për momentin janë dy: ndërtimi i një narrative antiDeSantis – apo gjithësesi kundër kandidatëve të tjerë republikanë që do të duhej të rriuteshin në sondazhe – dhe ndërtimin e një infrastrukture shtet për shtet, në gjendje të interceptojë votuesit, t’i regjistrojë të votojnë, t’i çojë në vendvotime pa llogaritur ekskulzivisht mbi aftësinë e ish presidentit për t’i mobilizuar falë diskutimeve djegëse, polemikave, apeleve personale. Edhe nga pikëpamja e interceptimit me publikun, për momentin shohim më shumë takime të vogla – ajo që quhet “retail politics”, politikë në detaj – dhe më pak mbledhje nëpër pallate.

Në mitingjet e mëdha, me turmën që e nxit, faktikisht Trump del më shpesh nga roli, por risitë nuk e implikojnë që stili Trump do të vihet menjanë; duke e njohur personazhin do të ishte e pamundur edhe po të donte. Kështu, përkrah strategëve me përvojë ndërtimi fushatash, do të jenë edhe veteranët e Shtëpisë së Bardhe dhe të trumpizmit të orës së par si Dan Scavino, Steven Cheung dhe Jason Miller. Siç deduktohet edhe nga llogaritë e tyre në rrjetet sociale kanë trumpianë me shpirt (për shembull, Cheung ka bërë edhe shefin e Komunikimit të UFC, lidhjes profesioniste të luftimeve të MMA, një turne shumë popullor).

Nga ana tjetër, njëri prej operacioneve të para të fushatës ka qenë ai i demolimit të imazhit të Ron DeSantis me sulme ndaj personit të tij (nofka, fotografi të vjetra e kështu me radhë), karrierës së tij politike përpara guvernatoriatit, “tradhëtimit” të tij ndaj Trump, pa mbështetjen e të cilit nuk do të qe bërë kurrë guvernator. Për momentin armiku për t’u sulmuar pa u ndalur është DeSantis dhe, në rast fitoreje në primaret, që duket thuajse e sigurtë, i njëjti stil nesër do t’i rezervohet të moshuarit, të “fëmiut”, babait të Hunter Biden që bën afera me Kinën dhe me Ukrainën.

Pikërisht lidhur me këto dy vende, ish presidenti do t’i përdorë raportet shumë të tendosura me Pekinin dhe luftën në zhvillim në Ukrainë për të rilançuar atë izolacionizëm libertar që në 2016 qe një prej kartzave fituese të tij në atë Midwest të deindustrializuar dhe të bardhë që i dhuroi fitoren (megjithëse për pak vota) dhe që pëlqehet në West tradicionalisht republikan. Premtimet do të jenë: më pak fonde dhe armë për Kievin (“lufta do të shpërthente sikur të kisha qenë unë president” është një shprehje e përsëritur), një zgjedhje që elektorati republikan duket se e pëlqen në mënyrë rritëse dhe një qëndrim me tone më agresive kundrejt Pekinit.

Në këtë pikë të garës nuk ka asnjë detaj lidhur me politikat e propozuara. Në faqet e kushtuar programit në uebsajtin e fushatës, (Issues dhe në videot e botuara në Agenda 47, ku 47 është numri i serisë së presidencës së ardhshme) nuk gjejmë detaje, por slogane dhe tituj agresivë si: “Të shkarkojmë nga puna në universitete ata marksistë lunatikë që i kanë humbur posedimin”, “E refuzoj globalizimin dhe rikthimin në patriotizëm”, “Të pastrohen moçalet e Uashingtonit nga korrupsioni”, “Një tregëti e ndershme për punëtorin amerikan”. Midis temave ka dy apo tre që flasin për ndodhitë personale të ish presidentit: “Fund censurës dhe rikthim tek liria e fjalës”, që i referohet censurës së supozuar në rrjetet sociale (në veçanti bllokimi i profilit Twitter në janarin e 2021), dhe “Zgjedhje të lira, të ndershme, legjitime”, në theksim ndaj teorisë bombarduese sipas të cilës ato të 2020 kanë qenë të vjedhura.

Për politikë Trump nuk ka folur as gjatë 45 minutave intervistë të dhënë anchorman të pushuar nga puna i Fox News Tucker Carlson e dhënë online në X (apo Twitter, të thuhet si të duhet) në njëkohësisht me debatin e parë midis kandidatëve në primaret republikane. Ish presidenti nuk ka folur për kundërshtarët: “U jam përpara me 60 – 70 pikë”. Pastaj e ka quajtur presidentin Biden të korruptuar, të plakur, “më i keqi i historisë”; së fundi është zgjatur mbi rregullat e kursimit energjitik, të ujit për elektroshëpijaket dhe ka mbështetur se la shmangur luftën bërthamore me Korenë e Veriut. Pra, në daljen e parë në konkurrencë me pjesën tjetër të partisë, Trump e ka shpërfilluar partinë, duke ripropozuar figurën e tij përqëndruese dhe e ka paraqitur presidencën e tij si “trasformative”, ndërsa ka akuzuar kundërshtarët demokratë se janë “bisha të etura për gjak” që do të bëjnë gjithçka për ta eliminuar. Përmbajtjet e njëjta gjithmonë, por me një ton të qetë dehe sigurues i favorizuar se ka një aleat si intervistues dhe asnjë kundërshtar të cilit t’i përgjigjet.

Faktikisht, mesazhi i përgjithshëm është ai i tetë viteve më parë dhe konsiston thelbësisht në idenë se Amerika nuk është më mrekullia që ishte dhe se për t’u kthyer e për të qenë e madhe nevojiten më shumë armatime dhe më pak projektim ndërkombëtar, një dozë e mirë izolacionizmi, më pak emigracion, më shumë polici nëpër rrugë dhe një luftë e dhunshme dhe ka kuartier ndaj narkotrafikantëve. Midis gjërave të pakta të sakta që gjejmë në uebsajt është premtimi për një executive order që fuhet firmosur ditën e parë në bazën e të cilit fëmijët e emigrantëve të paligjshëm të lindur në truallin amerikan nuk do ta marrin më shtetësinë. Edhe pse pa shumë detaje, axhenda Trump është rrënjësisht e djathtë dhe e vazhdueshme – me një interpretim fuqimisht populist të konservatorizmit, duke shkelur disa tabù të vetat të Partisë Republikane vitet ’80, ’90 e 2000 (tregëti e lirë, aleanca të qëndrueshme dhe projektim ndërkombëtar). Por, e ritheksojmë, nuk bëhet fjalë për një seri politikash të detajuara sesa për tituj, që po t’i shikosh mirë janë pjesërisht të parealizueshme me asetin kushtetues të dhënë apo që do të hidhnin në erë ekuilibrat planetarë – në fund të fundit lufta me fjalë dhe me sanksione me Pekinin, e nisur pikërisht nën administratën Trump, ka shkaktuar një përkeqësim të marrëdhënieve, por jo një reduktim substancial të deficitit tregëtar me Kinën. Në diskutimet e  Trump spikat mungesa e tij për ata muaj që ka qenë qendra e mesazhit të Ron DeSantis, lufta ndaj woke culture dhe kundër disa fjalëve kyçe të rendit liberal ndaj temave kulturore. Trump rivendikon se Gjykata Supreme e “tij”, ajo që ka prodhuar fshirjen e së drejtës federale të zgjedhjes së lirë të gruas në fushën e shtatzanësisë me një vendim kontradiktor të qershorit 2022. Nuk bën diskutime abstrakte. Këmbëngulja mbi këtë narrativë nuk i ka ardhur për mbarë DeSantis, që e ka riorganizuar fushatën e tij dhe po e sposton mesazhin e tij mbi suksesin ekonomik të Florida së tij.

E gjithë fushata Trump bashkëjeton me atë që në Shtetet e Bashkuara quhet “elefanti në dhomë” ose ndodhia gjyqësore e ish presidentit, i akuzuar për një numër në rritje krimesh kundër demokracisë dhe kundër fiskut – me më të rëndat e akuzave lidhur me nxitjen e dhunës dhe manipulimin e rezultateve elektorale në shtetin Georgia. Le të marrim Susie Wiles, këshilltaren për të cilën folëm. Sipas hetuesve, Wiles do të ishte midis personave me të cilën ish presidenti i ka treguar dokumenta të sekretuara të marra nga Shtëpia e Bardhë dhe të fshehura në baneësn e tij të Mar-a-Lago. Sigurisht që Wiles do të hetohet nga hetuesit dhe do t’i duhet ose të gënjejë ose ta tradhëtojë besimin e punëdhënësit të saj, një njeri që kërkon besnikëri absolute.

Pozicionimi i fushatës është i qartë: administrata Biden e përdor Deprtamentin e Drejtësisë dhe prokurorët shtetërorë “marksistë” për ta persekutuar kundërshtarin e vetëm në gjendje që ta mundë presidentin demokrat në kutitë e votimit, duke vënë kështu në rrezik vetë thelbin e demokracisë amerikane. “Nëse këto persekutime të paligjshme do të kenë sukses, nëse do të lejohet që t’i vërë zjarrin ligjit, nuk do të ndalen vetëm me mua. Dara e tyre do të shtrëngohet akoma më shumë rreth jush”, ka shkruar Trump në një mail për mbështetësit e tij. “Nuk është në lojë vetëm liria ime, por edhe e juaja dhe nuk do të lejoj kurrë që t’ua marrin”. Pra beteja ligjore e Trump paraqitet si një betejë për të mbrojtur shtetin e së drejtës. Po ta gjykosh nga sondazhet, opinioni mbizotërues republikan është se akuzat ndaj Trump janë një hakmarrje poliike dhe kjo i vë në vështirësi kundërshtarët e tij në primare: të gjithë përveç Chris Christie dhe ish zëvendëspresidenti Mike Pence kanë folur për “përdorimin politik të drejtësisë”, por duke adoptuar të njëjtën linjë mbrojtëse të Trump, republikanët e tjerë kontribuojnë për t’ia rritur staturën dhe e bërë kundërshtarin që Biden nuk do ta donte. Paralelisht, në zgjedhjet e përgjithshme, ka një pjesë jo indiferente të moderuarish që nuk do ta donin një president të inkriminuar apo të dënuar. Procedimet ligjore ndaj Trump janë me pak fjalë një aset potencial në primare, por një rrezik për kutitë e votimit të nëntorit 2024. Ama për momentin ish presidenti duhet të fitojë të parat.

(nga Apenia Institute)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply