Samiti i Procesit të Berlinit/ Pse nuk vjen Meloni në në Tiranë?

Tirana pret sot, më 16 tetor, liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Por jo të gjithë liderët do të marrin pjesë.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni nuk do të jetë e pranishme në Samit.

Ajo do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri, Antonia Tajani.

Nuk dihet arsyeja e anulimit të vizitës, por sipas medieve italiane, kryeministrja do të presë në një takim mbretin e Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Husein.

Sakaq, as Presidenti i Francës, Emmanuel Macron nuk do të jetë i pranishëm gjatë orëve të paradite. Ai mësohet se do të mbërrijë në Tiranë pasdite.

Shkak i shtyrjes së mbërritjes së tij është bërë një sulm me thikë në një shkollë ku një mësues mbeti i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën.

Agjenda e plotë e Samitit

Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve

Në orën 11:30 fjala hapëse

Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE

Në orën 13:30 fotografia familjare

Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor

Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë

Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional

Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp

Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply