Balla në telefonat e dekriptuar me bandat, Ardi Veliu mesazhe nga Kryeministria

Kryetari i Partisë Demokrate Sali Berisha komentoi raportimet mediatike lidhur me largimin e Ardiu Veliut si drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Edhe pse s’ka ende një konfirmim zyrtar për këtë lëvizje, Berisha tha këtë të enjte se Veliu ka dhënë dorëheqjen pasi janë zbuluar përgjime të tij me banda kriminale.

“Dha dorëheqjen sepse është gjetur me Encrochat dhe SKYEÇ në kominikim me bandat më të rrezikshme. Por famëziu balla që i kërkon dorëheqjen është shimë më i regjistruar se ardi veliu në ato SKYEÇ dhe encrochat. E them me përgjegjësi të plotë. Ne jemi në këto kushte”, tha Berisha në emisionin “Open”.

Sipas një raportimi mediatik, arsyeja që Veliu ka vendosur të japë dorëheqjen është “sepse emri i tij ka dalë në dosjen e sjellë nga Franca në mesazhet e SKYEÇ, në komunikime me trafikantë të ndryshëm, para zgjedhjeve të vitit 2021”.

Berisha tha gjithashtu se nga 8 mijë telefona të kriptuar që janë përdorur në Shqipëri, pjesa më e madhe janë përdorur në Kryeministri.

“Ja ku janë 3 telefonat e kriptuar të Ardi Veliut. Janë përdorur dhe nga Taulant Balla. Kanë pasur përqendrimin më të lartë në Shqipëri në ndërtesën e Këshillit të Ministrave. Më kanë thënë që kur përdor atë aplikacion, merr fund pjesa tjetër. Në Kryeministri ka pasur përqendrimin më të lartë në Shqipëri, këta telefona. Nga 8 mijë telefona të kriptuar, Kryeministria ka pasur përqendrimin më të lartë të tyre”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply