Berisha: Lëvizja që ka nisur nuk do të ndalet deri në fitore

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se lëvizja e nisur në Parlament do të shtrihet në rrugë dhe sheshe dhe se nuk do të ndalet deri në fitore.

Ai ka deklaruar gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët detaje nga diskutimet brenda opozitës për veprimtarinë e tyre pas tensioneve në parlament.

Berisha u shpreh se greva e urisë është një prej opsioneve të diskutuara nga deputetët dhe është një mundësi për veprimtarinë e tyre opozitare.

“Ka gatishmëri të vërtetë për këtë”, u shpreh Berisha.

“Absolutisht që është përmendur dhe ka gatishmëri të vërtetë. Greva është padyshim një opsion. Ne e kemi nisur këtë kur ai de facto na asgjësoi ne në parlament. Arriti gjer aty ku na caktoi përfaqësuesin tonë në komisionin e reformës zgjedhore. Ne caktuam Oerd Bylykbashin, një ekspert i shquar, i njohur ndërkombëtarisht për njohuritë në të drejtën elektorale, dhe ai thotë unë dua Enkelejdin. Enkelejdin nuk e pranojmë.Ne do bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë”, u shpreh ai ndër të tjera.

About Redaksia

Check Also

Berisha, takim me diasporën në Londër me 17 nëntor

Kryetari i PD, Berisha do të takoje demokratët në diasporë. Takimi është planifikuar për diasporën …

Leave a Reply