Të gjitha qytetet në errësirë, regjimi në panik nga mesazhi i Berishës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi pak minuta më parë në konferencën për shtyp fikjen e dritave në disa qytete. Ai tha se kjo është bërë qëllimisht, në mënyrë të tillë që mos të ndiqet nga qytetarët konferenca e tij për shtyp. ‘Kanë fikur dritat në qytete të tëra për të mos ndjekur nga frika konferencën time të shtypit. Frikacakë. Kanë frikë. Terri i mbizotëron.’, tha ai.

‘…Nuk ka këtu asnjë çështje personale. Pas kësaj çështje fshihet vetëm Edi Rama.

Sepse Arben Ahmetajn e ka arrestuar Linda Rama.

Ju nuk keni të drejtë të mos rikujtoni ato që u kam thënë këtu.

Edhe dje një kolegu juaj më thoshte se duket sikur po e mbron Arben Ahmetajn. Jo, absolutisht.

Po të merrni deklaratat e mia, pakkush mund të ketë më shumë deklarata se unë.

Por nuk pranoj kurrë unë, që Linda Rama të bëjë gjah shtrigash.

Atë nuk e pranoj unë.

Sepse ato faturat e hoteleve, atij gjobëvënësit, Doçit, ia ka dorëzuar Linda Rama.

Këtë nuk mund të pranoj unë. Morali im nuk i pranon këto.

Për të mos thënë ca gjëra të tjera. Do ketë kohë për to…

…Kanë fikur dritat në qytete të tëra që të mos ndjekin konferencën time të shtypit.

Frikacakë! Urdhëro çfarë tmerri kanë.

Akt i shëmtuar, e dënoj. Terri është kriteri i tyre’-tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bufi i Rroskovecit e humbi “betejën” e parë në Gjykatën e Posaçme

Nga Luan BAÇI Bufi i Rroskovecit e humbi “betejën”e parë të saj në Gjykatën e …

Leave a Reply