Ndërtuesi Bektashi me duar në xhepa dhe me buzëqeshje drejt farsës politike në Gjykatë

Ndërtuesi Fatmir Bektashi ,i cili është nën akuza sëbashku me Jamarbër Maltezin për zhvillimin e pronës tek ish-kompleksi “Partizani” ka hyrë në gjykatë me duar në xhepa dhe me një buzëqeshje ironike për procesin farsë.

Pas Jamarbër Malltezit, në ambientet e GJKKO-së ka mbërritur edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, të cilin SPAK e akuzon për “korrupsion aktiv” në kuadër të dosjes për privatizimin e ish-klubit “Partizani”.

Bektashi është shoqëruar nga dy policë, avokatja dhe një familjar i tij brenda ambienteve të gjykatës, ku do t’i komunikohet masa e sigurisë.

Kujtojmë se ndaj Bektashit u caktua masa ‘detyrim paraqitje’ dhe bllokim të pasaportës, e njëjta masë edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ndërkohë, më herët Malltezi është sjellë në ambientet e gjykatës nga dy makina, një furgon policie para si edhe një makinë e blinduar për shoqërimin e të dyshuarve pas.

Malltezi është parë të futet me pranga në duar në ambientet e gjykatës, ndërsa masa pritet të jepët pak më vonë.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply