Telefonat sekretë, Rrumbullaku në SPAK pas largimit të Veliut

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka shkuar pak më parë në godinën e SPAK. Rrumbullaku është parë nga gazetarët të futet në godinë.

Burime bëjnë me dije se Rrumbullaku ishte në SPAK për çështjen e komunikimeve SKY ECC, të cilat do të jenë një shkak për “tërmet” gjatë ditëve të ardhshme në Policinë e Shtetit.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme dha dorëheqjen edhe Ardi Veliu, i cili ishte kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, institucioni përgjegjës që të parandalojë bashkëpunimin e Policisë së Shtetit me krimin.

Pak më herët në SPAK shkuan zyrtarë të ambasadës amerikane në Tiranë duke dhënë një mesazh mbështetjeje për prokurorët e SPAK që janë kërcënuar edhe publikisht gjatë ditëve të fundit.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply