Nuk luan më në njërën prej ligave më të forta evropiane, por numrat nuk gënjejnë. Cristiano Ronaldo është ende një yll i futbollit. Portugezi në vitin 2023 deri tash ka marrë pjesë në plot 50 gola, më shumë sesa ndeshje të zhvilluara (44).
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit e vendosi edhe sfidën mes ekipit të tij, Al-Nassr kundër Damac dhe në fund foli për të ardhmen e tij, shkruan “Gazeta Express”.
“Hap pas hapi. Jam i sigurt se do të luaj këtë vit dhe atë që po vjen. Më pas, nëse trupi im do të thotë që të vazhdoj, do ta bëj”, deklaroi “CR7”, i cili ka kontratë me klubin saudit deri më 30 qershor 2025.
Synim i Ronaldos është të marrë pjesë edhe në Botërorin 2026 dhe më pas mund të pensionohet nga futbolli. Nuk luan më në njërën prej ligave më të forta evropiane, por numrat nuk gënjejnë.