Berisha: Lejet për ndërtim i dhanë Rama, Basha dhe Veliaj

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, 4 leje i dha Erion Veliaj, të tjerat i dha Basha! Berisha tha se, Malltezi ka qenë pronar toke, çdo gjë e ka me dokumente zyrtare.
“Edi Rama fshihet dhe lakejtë e tij shkruajnë: të 17 kullat e ndërtuara në këtë parcelë, në këtë tokë, lejet e tyre janë dhënë nga Edi Rama.
U them këtyre mjeranëve që kanë frikë si Rama nga vetja e tyre, dy leje ndërtimi i ka dhënë Edi Rama. Lejet e sheshndërtimeve i ka dhënë Edi Rama. Dhe janë dokumente që i fshehin këta.
Katër leje ndërtimi ka dhënë Erion Veliaj, për të mos folur më tutje. Të tjerat i ka dhënë Lulzim Basha. Pra, këta kalojnë në shpifje banale. Do më lejoni tani, shkurtimisht, në karakterin familjar që këta i kanë dhënë dacibaos në mënyrën më të turpshme.
Së pari, për të ushqyer mediat proqeveritare, me gënjeshtra dhe mashtrime, Edi Rama dhe larot e tij, përdorin një letër, një korrespondencë të mbesës sime me të atin dhe i bëjnë pyetjen asaj, shikoni cinizmin e tyre, ta pyesim pak këtë vajzë, si u bë babai yt kapitalist me 20 milionë euro, kur nuk ishte bashkëpronar në kompaninë Homeplan.
Tani, për çdo shqiptar, Abi Malltezi është bërë me 20 apo 22, pa qenë në shoqërinë  omeplan por duke qenë ortak i saj me kontratë. Dhe njëherë, kontrata nënkupton përgjegjësi të pakufizuar. Kontratë të regjistruar nga noteri.
Është bërë pronar si vijon:
Së pari, ka qenë pronar toke. Ka pasur parcelën e tokës së tij. Ka blerë parcela nga kushërinjtë e tij, që nuk kanë dashur të ndërtojnë.
Së dyti, ka investuar që në fillim me dokumente zyrtare 60 milionë lekë. I fshehin të gjithë.
Së treti, kanë qindra dokumente se ka shitur në gropë, siç shesin shumica e ndërtuesve. Ka shitur me çmim qartësisht nën tregun se ka qenë parapagim. Dhe për çdo metër katror, ekziston çdo dokument.
Por këta shpifës të paguar, për të hedhur tym, shtrojnë pyetjen se si u bë. Shit në gropë, duke humbur në çdo shitje, se e zgjodhi vetë. Dhe kanë të vërtetuar në dogana, tatime dhe organin e larjes së parave, çdo qindarkë të tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Sërish ne do rivendosim betejën më të egër kundër korrupsionit, tolerancë zero ndaj tij!

Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, ka deklaruar se Partia Demokratike …

Leave a Reply