Studentët nëprotestë, rrethojnë ministrinë e Arsmit

Studentët e Mjekësisë janë mbledhur sërish në protestë këtë të hënë. Ata janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit ku po protestojnë kundër ligjit të miratuar, që i detyron të qëndrojnë 5 vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve ose në të kundërt duhet të paguajnë një tarifë të majme.

Siç shihet dhe nga pamjet, studentët kanë bllokuar totalisht qarkullimin te Rruga e Durrësit.

Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik.

Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”.

About Redaksia

Check Also

Kullë 20-katëshe tek Pallati i Kongreseve

Erblin Vukaj Truall dhe leje për një kullë 20-katëshe në “këmbim” të rikonstruksionit të Pallatit …

Leave a Reply