Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti është shprehur se akuzat e ngritura ndaj ish-kryeministrit Sali Berishës synojnë të godasin pluralizmit politik në Shqipëri. Sipas tij, dosja hetimore për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, duket më shumë opinion se me fakte konkrete.
Alizoti tha në News 24 se me këtë që pobën SPAK, nuk ngjan me drejtësinë amerikane, por me atë të para 50 vitesh. Alizoti shtoi më tej se nuk e quan goditje, shpalljen në kërkim të Arben Ahmetajn, pasi ai u largua me gjysmë miliardë dollarësh.
“SPAK duhet të kishte hetuar portin e Durrësit, 17 vendimet për inceneratorët, duhet të kishte marrë nën hetim edhe Teatrin dhe çështjen e Mcgonigal dhe pastaj të dilte tek opozita. Asgjësimi politikisht i figurave të rëndësishme të opozitës rrezikon pluralizmin politik dhe fuqizon mazhorancës. Unë nuk e quaj goditje ndaj Ahmetajt. Si mundet zv/kryeministri me gati gjysmë miliardë dollarësh të kapërcejë kufijtë e Shqipërisë dhe pasi iku u votua në Parlament. Pse nxitohen në rastin e zt. Berisha?
Më lënë shije që është tendencioze. Unë kam një shqetësim; kur institucionet e drejtësisë të godasin kryeministrin në detyrë. Nëse ata do ta thërrasin, unë do t’i besoj. Nëse ky institucion kaq serioz ka këtë lloj forme hartimi që i përngjan një lloji opinioni dhe nuk ka akuza serioze, kjo është qesharake. Me këtë që po bën, SPAK nuk ngjan me drejtësinë amerikane por me drejtësinë e para 50 vjetëve. Masa ndaj Berishës, është shkelje të Kushtetutës. SPAK thotë që ky lloj ligji që ka bërë kryeministri i Shqipërisë ka favorizuar dhëndrin e tij.
Prokurori këtu merr statusin e Gjykatës Kushtetuese. Akuza e prokurorit është qesharake dhe tendecioze. Kjo nuk qëndron. Në radhë të parë është një shou mediatik për të zhbërë çështjen e Kosovës, aferën e portit të Durrësit. Në momentin që e bën selektive dhe kalon mbi kompetencat e tua dhe në momentin që arreston në një ambient publik të afërmin e ish-kryeministrit, kjo është një shfaqje që po godet armiqtë. Kjo është një dosje që i përngjan vitit ’45. Këto lloj dëshmitarësh janë qesharakë. Kush ka vjedhur të japë llogari një për një.
Unë s’i kam borxh asnjë cent këtij shteti, përveç se më ka marrë dhe kam pronat që ndoshta s’do të mund të më kthehen kurrë. Këtu nuk kanë thirrur njeri në detyrë. Edhe zoti Ahmetaj u godit politikisht dhe më pas u thirr. Prokurorët në Shqipëri janë njerëz që i mbyt politika. Kur SPAK-u të marrë në pyetje kryeministrin e Shqipërisë, atëherë unë do të filloj ta besoj dhe me të vërtetë është institucion që ka filluar të veprojë”, tha Alizoti