Gjyqtarja Irena Gjoka që dha një masë sigurie ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha duke anashkaluar Kuvendin, është paditur në SPAK për shpërdorim detyre. Këtë fakt e bëri të ditur për mediat, avokati Genc Gjokutaj.
‘Nga ana e zotit Sali Berisha, sot është bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares së çështjes, kallëzim ndaj saj është bërë për shpërdorim detyre. Ne kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka dhe kemi dorëzuar kërkesën, në SPAK për shkeljen e ligjit lidhur me shmangien e parlamentit”
Po presim vendimin e shqyrtimit për kërkesën për përjahstim të saj.
Ne nuk vijmë këtu që të na jepet 2-3 orë për të lexuar mijëra faqe. Jemi për një proces të rregullt dhe mbrojtje efektive.
Ai na ka autorizuar neve, dhe gjykata na pranoi për të vazhduar çështjen’, tha ndër të tjera avokati, Genc Gjokutaj.
Shtyhet për nesër seanca ndaj kreut të PD
Gjykata e Posaçme ka vendosur që të shtyjë për nesër seancën për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, që ishte parashikuar për në orën 18:00 të ditës së sotme.
Shtyrja ka ardhur për shkak të kallëximit të depozituar nga kryedemokrati Sali Berisha, ndaj gjyqtares Irena Gjoka, për vendimin antikushtetues të dhënë nga ajo për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘bllokim pasaporte’.
Sipas GJKKO, seanca është shtyre për nesër në orën 14:30 që avokatë të njihen me aktet.
‘Seanca gjyqësore shtyhet për t’u zhvilluar nesër, ditë e Mërkurë, ora 14:30, pasi mbrojtësit kërkuan kohë të njihen me aktet’, thuhet në një njoftim të Gjykatës së Posaçme.