Një krahasim për përshpejtim e favorizim

Nga Luçiano BOÇI

SPAK akuzon Berishën se me ndryshimet ligjore dhe aktet nënligjore favorizoi dhe përshpejtoi privatizimin e klubit Partizani për probarët e truallit, midis të cilëve ishte dhe Z. Malltezi.

Referuar akt akuzës ndryshimet e pretenduara ligjore në ligjin “Për pronat” dhe ligjjin “Për Sportin” janë bërë në harkun e 3 viteve.

Konkretisht:

-Berisha u shpall kryeministër në Shtator 2005

-Ndryshimi i parë ligjor i përket ligjit “Për kthimin e kompesimin e pronave” (të gjitha ndryshimet e listuata) u bënë në datë 17 Korrik 2006. Në përputhje me politikën e qeverisë për të mbështetur pronarët.

PAS NJË VITI POTHUAJ TË ARDHJES NË DETYRË.

-Ndryshimi i dytë (amendim)në ligjin “Për Sportin” u bë në 22 Tetor 2007.

PAS DY VITESH TË ARDHJES NË DETYRË.

-Ndryshimi i fundit i takon po ligjit “Për Sportin” në datë 21 Korrik 2008.

PRA TRE VITE PAS ARDHJES NË DETYRË.

Në një mandat 4 vjeçar në harkun e tre viteve sillen ndryshime për pronarët në dy ligje (SPAK thotë për Malltezin) dhe kjo quhet përshpejtimin?!!!!

Ku është përshpëjtimi këtu?!!!

Se nuk u bënë as për tre ditë as për tre muaj as për një vit por PËR TRE VJET!!!

Berisha, të fuqishmit të vendit iu deshën tre vite për të bërë favorizim?!!!

Këto ndryshime në gjuhën e politikës madje quhen të ngadalta.

Favorizim po, quhet ky që bën Rama për INCENERATORËT:

-11.11.2014 MBLEDHJA E 4 E KOMISIONIT–miratohet procedura Negociim pa shpallje

-11.11.2014 Dërgimi i projektvendimit për mendim SH. Cani (MF), N. Naco (MD), D. Gjiknuri. (MEI), (MZETS) dhe Eduard Ahmet (APP).

-13.11.2014- 17.11. 2014 të gjitha ministritë shprehen parimisht dakort.

-Vetëm APP pas insistimit të M MJEDISIT, në datë 18.11. 2014 i kthen përgjigje dhe për dijeni Ëngjëll Agaçit (Kryeministria), duke e konsideruar procedurën me negocim pa shpallje si procedurë që nuk e parashikon ligji, dhe duke theksuar të procedohet me negocim me shpallje si procedurë e cila parashikohet nga ligji.

-Po në datën 18 Komisioni në mblëdhjen e tij të 5-të analizoi “me kujdes” studimin e fizibilitetit dhe bëri ndryshimet përkatëse (praktikisht asnjë ndryshim pari SF është copy paste), thekson se projekti bazohet në eksperiencën ndërkombëtare më të suksesshme (riciklimi është eksperienca më e suksesshme) dhe tashmë pranon se ka efekte në buxhet përveç se Bashkia Elbasan vë në dispozicion sipërfaqen e ndërtimit

-18.11.2014 Brenda ditës Ministria e Mjedisit përfaqësuar nga Ministri bën kërkesë për miratimin e Studimit të Fizibilitetit dhe Draft-Kontratës

-20.11.2014 Kërkohet miratim financiar si përgjigje e një shkrese nga Sh. Cani të cilën nuk e disponojmë

-25.11.2014 Albtek Energy aplikon në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë për autorizim paraprak për ndërtimin e një centrali elektrik, aplikim që është publikuar nga ministria në shtypin e ditës në 15.12.2014, një ditë para lidhjes së kontratës, gje e cila pranohet në shkresën e Albtek drejtuar MM në 16.12.2014.

-25.11.2014 MF i kthen përgjigje kthim përgjigje MM më këto argumenta kundërshtuese:

  • projetvendimi nuk përmban asnjë vlerësim financiar
  • rishikim i kuadrit ligjor lidhur me procedurën negocii pa shpallje
  • relacion të përmbajë një informacion të detajuar mbi statusin juridik të shoqërisë

-27.11.2014 Albtek Enegry i dërgon tabelën e vlerave përfundimtare të investimit, e cila është vlerësuar 21.6 mln euro siç është parashikuar edhe në studimin e fizibilitetit të MM në faqen 42 (ndërkohe MF-së i është kërkuar e rikërkuar miratimi i financimit, pa pasur ende nje dokument përfundimtar lidhur me vlerën e investimit);

Megjithatë më:

-27.11.2014 Albtek Energy lidh kontratë me Energy Recuperator (shoqëria që merr pjese tek konsorciumi që fitoi koncesionin e inceneratorit Tiranë) “me çelësa në dorë” për impiantin.

Albtek Eenergy, pa u shpallur fitues dhe pa u lidhur kontrata, angazhohet me të tretë ne funksion të projektit PPP.

Kontrata është një kontratë me çelësa në dorë midis Albtek Energy dhe Energy Recuperator spa.

-10.12.2014 MF që çuditërisht ishte shprehur minimalisht skeptike dhe kishte kundërshtuar në të gjitha shkresat e mëhershme, brenda të njëjtës datë të kërkesës së fundit dhe brenda ditës, përgjigjet për dhënien e miratimit në parim të financimit, por sërisht shpreh shqetësimet e mëposhtëme:

-12.12.2014 Komisionit, i cili thekson se, pasi mori konfirmimin e Ministrit të Mjedisit lidhur me llojin e porcedurës negociim pa shpallje, vendosi ti paraqesë përmes Ministrit ftesën për ofertë shoqërisë Albtek

-Po në 12.12.2014 MM pasi ka marë miratiminn nga MF i dërgon ftesë për ofertë shoqërisë Albtek Energy, për t’u paraqitur në 16.12.2014 me dokumentacionin përkatës sipas Dokumentave Standarte të Tenderit (DST) lidhur me kriteret e përgjithshme të kualifikimit

– Për të ardhur tek data epike 16.12.2014.

Dokumentat tregojnë se brenda 24 oreve janë kryer 17 procedura, nga shpallja fituese deri tek miratimi i kontratës nga qeveria:

  1. Më 16 Dhjetor 2014 mbahet gara për inceneratorin e Elbasanit ku kompania e vetme Albtek Energy shpallet fituese.
  2. Koha e ankimimit që është 7 ditë u rrudh brenda datës 16 dhjetor.
  3. Përcatkohet abuzivisht se nuk ka asnjë ankesë në 16 dhjetor ndërkohë që data duhet të ishte 7 ditë pune sipas ligjit.
  4. Hartohet një draft kontratë për kompaninë fituese po në 16 dhjetor.
  5. Dërgohet draft kontrata për mendim në ministrinë e Financave në 16 dhjetor. (Cani)
  6. Dërgohet draft kontrata për mendim në ministrinë e zhvillimit ekonoomik, tregtisë dhe sipërmarrjes në 16 dhjetor
  7. Dërgohet draft kontrata për mendim në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në 16 dhjetor. (Gjiknuri)
  8. Dërgon draft kontratën për mendim Ministrisë së Drejtësisë draft kontratën në 16 dhjetor. (Nasip Naço)
  9. Dërgohet drafti për mendim tek APP në datën 16 dhjetor, kjo ia nis edhe Sekretarit të Përgjithshëm të KM në po të njëjtën datë. (Eduart Ahmeti)
  10. Vjen përgjigja e draft kontratës të çuar për mendim nga Ministria e Financës brenda 16 dhjetorit.
  11. Vjen përgjigja nga ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në 16 dhjetor.
  12. Vjen përgjigja nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës brenda datës 16 dhjetor.
  13. APP merr aprovim pohues nga sekretari i përgjithshëm i KM, Agaçi, po me 16 dhjetor. Vjen përgjigja nga APP në lidhje me draft kontratën e dërguar po në datën 16 dhjetor.
  14. Vjen përgjigja pozitive për draft kontratën edhe nga Ministria e Drejtësisë po në 16 dhjetor.
  15. Hartohet si kontratë përfundimtare dhe negociohet mes palëve po në datën 16 dhjetor një kontratë me 40 faqe.
  16. Firmoset kontrata mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë fituese brenda datës 16 dhjetor.
  17. Miratohet financimi i kontratës së lidhur m firmën në fjalë, pra Klodian Zotos, në mbledhjen e qeverisë në 17 dhjetor 2014, pra te nesërmen.

Pra nga 11.11.2014 deri 17.12.2014, gati vetëm 1 MUAJ janë marrë afër 30 vendime nga RAMA dhe kabineti për të favorizuar e shpejtuar ALBTEK ENERGY.

Jo shaka, as pronat e veta por për t’i dhënë para publike.

VETËM NË NJË DITË, 16 dhjetor janë marrë 16 vendime.

GJYKONI VETË TANI!

Një normalitet 3 vjeçar të Berishës!

Një rekord GUINESS të Ramës!!!

About Redaksia

Check Also

Djemtë dhe vajzat e Ambasadës

Nga Redin HAFIZI “SONS AND DAUGHTERS OF EMBASSY”Kështu quheshin në kohën e të ashtuquajturës “Pranvera …

Leave a Reply