Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi deklaroi për emisionin Opinion, se me sulmet ndaj Berishës, u provua se SPAK është një instrument i kapur politikisht.
“Është qartazi një sulm politik mbi opozitën. Nuk është se ka ardhur si një rrufe në qiell të pastër dhe askush nuk e priste.
Ka filluar prej vitesh, që me kërkesat që i bëheshin Prokurorit të Përgjithshëm, Llalla, që duhej të arrestohej Sali Berisha, për ët kuptuar se reforma në drejtësi, një nga qëllimet që kishte kur të kapej nga PS, ishte pikërisht për të goditur pikat më të forta të opozitës.
Sali Berisha është jo vetëm lideri historik, por është pika e gravitetit, është shkëmbi ku mbështetet opozita dhe duhet goditur kjo”, tha Bylykbashi.