Berisha: Kushtetuta është e kthjellët si kristali, nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit në asnjë lloj forme

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se, Kushtetuta është e kthjellët si kristali, nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit në asnjë lloj forme.

“Kushtetuta është e kthjellët si kristali. Nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit në asnjë lloj forme, pa aprovimin e parlamentit. Nuk lejon. Neni i kodit penal është në favor të kufizimit, por duhet të pasqyrohet në Kushtetutë.

Po nuk u pasqyrua në Kushtetutë, merr fund hierarkia e ligjeve. Ai nen, hajde të votojmë që nesër ta fusim në Kushtetutë. Është pak a shumë amendamenti që kam çuar unë.

Por gjykatësi, prokurori po të mos jetë zuzar siç janë, respekton Kushtetutën. Dhe i thotë Edi Ramës, unë këtë nuk e bëj dot se nuk më lejon Kushtetuta. Hajde ta sjell në parlament, hiqe dhe ma sill”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Linda tjetër flet pak për videot me Agasin

Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda …

Leave a Reply