Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, gjykatësja ka dalë vetë mbi Kushtetutën dhe mbi parlamentin se është me Edi Ramën.
“Tani, a e kanë depozituar apo jo, nuk mund ta them se nuk kam pasur një komunikim sot me ta. Por kërkesa është reale, sepse gjykatësja ka thyer Kushtetutën dhe ajo do përballet me të cilin procesin ligjor. Unë jam personi që kam dërguar në parlament në vitin 2012, barazinë e plotë të ligjvënësit me qytetarin.
E ka rrëzuar Edi Rama. Por përderisa ajo është në Kushtetutë, tani ndryshon. Le të heqë unë vullnetarisht 10 herë, Kushtetuta nuk e njeh. Ka gjykime të gjykatës ndërkombëtare për këtë. Sepse për gjykatën ndërkombëtare dhe Kushtetutën, imuniteti është në radhë të parë i parlamentit. Kjo do të thotë që anëtarët e parlamentit të ushtrojnë lirshëm veprimtarinë e tyre, të paintimiduar.
Ajo që mund të bëjë unë që të them se e heq, është morale, por nuk ka asnjë vlerë ligjore.
Dhe ju duhet të mbroni moralin e Kushtetutës. Kur një gjykatës, një prokuror merr përsipër të dalë mbi Kushtetutën, ai është gjëmëzi për vendin e vet.
Kur arrin gjer në këtë shkallë, krijon një qeveri suprakushtetuese, në një kohë kur e çon në parlament kërkesën e vet që ta arrestojë, t’i kufizojë lirinë etj. Por, jo ajo është vetë mbi Kushtetutën, mbi parlamentin se është me Edi Ramën”, tha Berisha.
Check Also
Drama e shkollës, vetëm 22 studentë të rregjistruar tek Gjeografia, 7 tek Fizika, 0 tek…
Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e …