Gjokutaj: Gjykatësja Irena Gjoka duhet të përjashtohet, po shkel Kushtetutën

Avokati i kryetarit të PD, Sali Berisha, Genc Gjokutaj gjatë bisedës në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se gjyqtarja Irena Gjoka duhet të përjashtohet nga gjykimi i kësaj çështje. Sipas Gjokutajt, ajo po shkel ligjin dhe kushtetutën me emërimin e një avokati kryesisht në këtë çështje.

“Sot në orën 14:30 gjykata kishte caktuar seancën e radhës dhe me planin e saj, që pavarësisht se kemi depozituar kërkesa me njohjen me aktet e dosjes, do të vijonte me atë procedurën e vet.

Që në hyrje ne kishim kërkesa për gjykatën, njëra prej tyre ishte për te mbyllur depozitimin e kërkesës me shkrim për të na dhënë procesverbalin e seancës së djeshme gjyqësore dhe materiali audio i seancës, që plotësonte përfundimisht kërkesën për përjashtimin e gjyqtares. Përveç kallëzimit penal që z. Sali Berisha ka bërë, kjo plotësonte kërkesën. Nga ana e gjykatës kjo kërkesë nuk u rrëzua.

Paraqitëm dhe një kërkesë që për të mbyllur përfundimisht diskutimin se masa ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’, masat shtrënguese janë apo jo kufizim lirie, sepse jashtë sallës së gjyqit ka filluar një koment shumë i madh, por që këtij qëndrimi i kanë qëndruar dhe prokurorët, të cilët sot në seancë bënë një apologji të qëndrimit të tyre, që nuk e konsideronin këtë pjesë si heqje, apo kufizim lirie.

Kërkuam që kjo gjykatëse ti përcillte Gjykatës Kushtetuese për interpretim pikërisht këtë pikë, pikën që ‘detyrimi për paraqitje’ masa tjetër e ndalimit të ‘daljes jashtë shtetit’ konsiderohen nga pikëpamja e kushtetutës cilësohen kufizim apo heqje lirie.

Neni 27 i Kushtetutës tonë, heqjen e lirisë dhe kufizimi i lirisë, i parashikon për të njëjtën gjë, deri në rastet e burgimit me formën e prerë të gjykatës, që është neni 27/2 e Kushtetutës. Ne kemi ngritur kërkesën për përjashtimin e gjyqytares dhe për depozitimin e kërkesën ne kemi një afat 3 ditor, por që dje ajo kërkesë quhet e ngritur.

Ky është episodi i dytë i shpërdorimit të detyrës së gjyqtares së çështjes, sepse ajo në kundërshtim me dispozitën ndaluese për të dhënë vendim, ajo po vazhdon gjykimin dhe po cakton një avokat kryesisht, dhe i ka dhënë dy orë që një Artan Simoni të njohë materialet, 20 apo 15 mijë faqe sa janë.

Sigurisht kjo dekripton në mënyrë shteruese se ata që kanë shkelur Kushtetutën, procedurën, ata që kanë marrë deputetin, lidhje të shkurtër, binomi SPAK-GJKKO, vazhdojmë sot me shkelje të Kushtetues. Ky është një rast flagrant, është një rënie e drejtësisë, i paprecedentë në historinë e gjyqësorit shqiptar”, tha avokati Genc Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

Drama e shkollës, vetëm 22 studentë të rregjistruar tek Gjeografia, 7 tek Fizika, 0 tek…

Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e …

Leave a Reply