Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi tha se Edi Rama kërkon të zhdukë opozitën dhe për këtë arsye po sulmohet politikisht kryedemokrati Sali Berisha.
Gjatë një intervistë për Euroneës Albania, Këlliçi theksoi se anëtarët e kryesisë s’kanë qenë kurrë më pasionantë dhe kjo sepse janë të
Këlliçi: S’i kam parë kurrë më pasionantë anëtarët e kryesisë sepse jemi të bindur që jemi në përballjen finale. Edi Rama i ka shpallur luftë të hapur Partisë Demokratike, i ka hapur luftë opozitës, i ka shpallur luftë pluralizmit dhe tashmë të mëdhenj e të vegjël, të rinj e njerëz me përvojë brenda Partisë Demokratike bien dakord që ky është akti i fundit që kërkon një përballje shumë të fortë, që kërkon sakrifica shumë të forta dhe që nuk ka të bëjë me zotin Berisha. Po goditet trashëgimia e Partisë Demokratike, po goditen reformat e Partisë Demokratike dhe po goditet kundërshtari politik si asnjëherë më parë.