Rama ka firmosur tjetërsimin e pronës për Kompleksin “Partizani”

Anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo, i ftuar në edicionin e mbrëmjes ora 19.00 në SYRI TV me moderatoren, Armela Ferko komentoi lëvizjet e SPAK ditët e fundit. Bozdo është shprehur se personi i cli ka dy firma domethënëse në dosjen e ish kompleksit Partizani, Edi Rama nuk pëson asgjë ndërsa Berisha i cili nuk ka firmosur në asnjë vend merret masë shtrënguese.

“SPAKU ka pasur akuza të forta nga opozita që e ka akuzuar për drejtësi të kontrolluar nga Rama dhe shpërthime të kontrolluar për të pastruar krahët e Ramës. Ky është një instrument politik goditës nga opozitës dhe ideologjikisht e majtë që ne i shohim në dosjen e arrestimit të Mallteziut dhe sulmi ndaj kryet të PD, Berishës.

Procesi i privatizimit për ish kompleksin Partizani akuzohet Berisha se me influencën e ti e ka nxitur këtë proc4es po hedhur firmë në asnjë vend dhe asnjë procedurë por në të njëjtën dosje Rama ka dy firma domethënëse. Dokumenti i parë është dakordësia që Rama i ka dhënë tjetërsimin e pronës nga terren sportiv në truall ndërtimi.

Lejet e para të ndërtimit në këtë kompleks i ka dhënë Rama. Merret masë shtrëngimi në kundërshtim me kushtetutën ndaj Berishës dhe arrestohen njerëzit e familjarët e tij ndërsa ai që ka firmë në këtë proces nuk trajtohet në të njëjtën mënyrë si Berisha dhe ka një demonstrim diametralisht të kundërt”, tha Bozdo.

About Redaksia

Check Also

I çmenduri mbledh Kuvendin/ Do votojë pjesmarrjen në “Bordin e Paqes” pa u krijuar!

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha në emisionin Now në Euronews Albania se kryeministri …

Leave a Reply